Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se këtë të enjte në Zveçan janë hequr banderolat me simbole dhe imazhe të diktatorëve e agresorëve serbë, të vëna ilegalisht.
Sveçla ka thënë se simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit të Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë.
“Sot në Zveçan janë larguar billbordet ilegale me simbole dhe imazhe të diktatorëve e agresorëve të cilat janë të papranueshme në Republikën e Kosovës”, ka shkruar ministri në Facebook.
Ai shtoi se Republika e Kosovës është e përcaktuar qartë për vlerat demokratike dhe orientimin euro-atlantik të saj ndërkaq si institucione mbesim të përkushtuar për rend e ligj dhe zbatim të kushtetushmërisë në çdo pjesë të vendit tonë.
“Këto billborde e imazhe të fashistëve e agresorëve si Vladimir Putin dhe kundërshtarëve të shtetit tonë, nuk do të gjejnë vend në shtetin tonë”, ka shtuar Sveçla.
Në banderolë në mesin e disa figurave ishte vendosur edhe fotografia e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin.
Sulmuesi brazilian Rafinja, realizoi një tjetër gol për Barcelonën. Që nga rikthimi i tij nga dëmtimi që e pengoi në…
Vetëm 19 vjeçe, por me një zë që rrëmben vëmendjen që në notën e parë. Hana Orllati nga Kosova ka…
Këtë të hënë, një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Kabash-Porocan të Bashkisë Gramsh, pranë fshatit Bardhaj. Sipas…
Gjatë një debati në lavanderinë e Big Brother VIP Kosova mes Klodit, Labit dhe Elijones, situata u bë mjaft emocionale…
Reperi i njohur kanadez, Drake, ka bërë sërish një gjest që ka tërhequr vëmendjen e shqiptarëve në rrjetet sociale. I…
Pas zhurmës që krijoi me konfirmimin e marrëdhënies së tij të re, aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku, ka…