kosovë

Sherr mes izraelitëve pas ndeshjes me Kosovën

Ndeshja e futbollit në mes të Kosovës dhe Izraelit që u luajt të dielën e javës së shkuar pashmangshëm u përzie edhe me politikë. Kjo për shkak të ngjarjeve në Lindjen e Mesme dhe asaj që po ndodh në mes të Izraelit dhe Palestinës. Protagonistë të politizimit të ndeshjes kanë qenë edhe vetë izraelitët, shkruan Gazeta Express.

Një deklaratë e trajnerit të kombëtares së Izraelit, Alon Hazan, e bërë në fund të konferencës për media ku thotë se “edhe ju kosovarët keni pasur një të kaluar si ne”, ka nxitur reagime.

Të lidhura

None found

“Jemi shumë krenar që jemi këtu në Kosovë, dhe dimë që kosovarët kanë qenë në një situatë në të kaluarën sikurse ne, dhe dëshirojmë që njerëzit tuaj dhe tonët të jetojnë në të ardhmen në një botë më paqësore”, ka thënë Hazan.

Ka qenë ambasadori i Izraelit në Beograd, Yahel Vilan, i cili ka bërë një reagim në profilin e tij zyrtar në platformën “X” e ku ka thënë se “mohon fuqishëm fjalët e trajnerit të ekipit kombëtar të futbollit”.

Vilan tutje ka shkruar për atë se sa Izraeli e vlerëson Serbinë dhe popullin serb. Ai në fund të reagimit është kujdesur që t’i falënderoj në gjuhën serbe.

“Dëshiroj të mohoj me forcë fjalët e trajnerit të ekipit kombëtar të futbollit të Izraelit dhe të riafirmoj vlerësimin e thellë të Izraelit për Serbinë dhe popullin serb. Serbia e kishte dëshmuar veten si një mike e vërtetë dhe e bëri këtë edhe një herë në këto kohë sfiduese, veçanërisht në fushën e sportit, kur Beogradi është shtëpia e tre skuadrave tona të basketbollit! Hvala Srbijo!:”, ka shkruar ambasadori i Izraelit në Beograd./GazetaExpress/

/Gazeta Express

të fundit

Sulme të reja amerikane ndaj Iranit, Trump i kërkon Teheranit të “sillet mirë”

Shtetet e Bashkuara kanë kryer një seri të re goditjesh ushtarake kundër Iranit. Presidenti amerikan Donald Trump i dërgoi një…

3 minutes ago

PD përmbyll zgjedhjet në forumet drejtuese/ Flamur Noka rikonfirmohet sekretar, ja emrat e rinj të nënkryetarëve dhe sekretarëve

Flamur Noka, është konfirmuar për një tjetër mandat katërvjeçar si numri dy i Partisë Demokratike, pasi siguroi shumicën e votave…

4 minutes ago

Sot seancë plenare, opozita bojkoton sërish! Nga interpelanca me ministrin e Financave, te vlerësimi i punës së një sërë institucioneve të pavarura, çfarë përmban rendi i ditës

Mbahet sot seanca e radhës plenare në Kuvend. Në Rendin e Ditës parashikohet një interpelancë me ministrin e Financave Petrit…

7 minutes ago

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Njihuni me kursin e këmbimit valutor për ditën e sotme, ku euro dhe dollari amerikan, vijojnë të mbeten ndër monedhat…

12 minutes ago

Dyshohet se abuzuan me fondet, ndalohen ish-drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Ish-drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, e cila u shkarkua pak ditë me parë, shefja e…

16 minutes ago

Aksident në autostradën Lushnje-Fier/ Përplasen dy automjete, njëri nga shoferët përfundon në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur te kryqëzimi i pushimi të shoferit në autostradën Lushnje Fier. Dy automjete janë përplasur…

20 minutes ago