kosovë

Sherr mes izraelitëve pas ndeshjes me Kosovën

Ndeshja e futbollit në mes të Kosovës dhe Izraelit që u luajt të dielën e javës së shkuar pashmangshëm u përzie edhe me politikë. Kjo për shkak të ngjarjeve në Lindjen e Mesme dhe asaj që po ndodh në mes të Izraelit dhe Palestinës. Protagonistë të politizimit të ndeshjes kanë qenë edhe vetë izraelitët, shkruan Gazeta Express.

Një deklaratë e trajnerit të kombëtares së Izraelit, Alon Hazan, e bërë në fund të konferencës për media ku thotë se “edhe ju kosovarët keni pasur një të kaluar si ne”, ka nxitur reagime.

“Jemi shumë krenar që jemi këtu në Kosovë, dhe dimë që kosovarët kanë qenë në një situatë në të kaluarën sikurse ne, dhe dëshirojmë që njerëzit tuaj dhe tonët të jetojnë në të ardhmen në një botë më paqësore”, ka thënë Hazan.

Ka qenë ambasadori i Izraelit në Beograd, Yahel Vilan, i cili ka bërë një reagim në profilin e tij zyrtar në platformën “X” e ku ka thënë se “mohon fuqishëm fjalët e trajnerit të ekipit kombëtar të futbollit”.

Vilan tutje ka shkruar për atë se sa Izraeli e vlerëson Serbinë dhe popullin serb. Ai në fund të reagimit është kujdesur që t’i falënderoj në gjuhën serbe.

“Dëshiroj të mohoj me forcë fjalët e trajnerit të ekipit kombëtar të futbollit të Izraelit dhe të riafirmoj vlerësimin e thellë të Izraelit për Serbinë dhe popullin serb. Serbia e kishte dëshmuar veten si një mike e vërtetë dhe e bëri këtë edhe një herë në këto kohë sfiduese, veçanërisht në fushën e sportit, kur Beogradi është shtëpia e tre skuadrave tona të basketbollit! Hvala Srbijo!:”, ka shkruar ambasadori i Izraelit në Beograd./GazetaExpress/

/Gazeta Express

të fundit

Horoskopi 30 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhëniet tuaja sot do të ndjeni nevojën për të hapur…

7 hours ago

Dëshmia tronditëse pas 15 vitesh për Bleona Matën, flet nëna: Hallat e saj duhet të jenë në burg!

Një dëshmi tronditëse u dha para pak ditësh për Bleona Matën, vajzën e vogël e cila u zhduk 15 vite…

7 hours ago

Kristi ishte shkaku që doli nga shtëpia e BBV5? Keijsi përgjigjet shkurt: Mua më nxori vetja ime

I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Keijsi, i cili përfundoi rrugëtimin e tij në…

7 hours ago

Baton Haxhiu-Flamur Nokës: Ti më akuzon se i shërbej unë Ramës, por më shumë nga të gjithë i shërben Sali Berisha!

Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, debatoi me analistin Baton Haxhiu në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN…

7 hours ago

“O Flamur, a të ka vajtur mendja të largohesh?!”/ Noka: Jemi me mision, kur të bjerë regjimi, mund të ikim edhe ne

Flamur Noka, ka përjashtuar kategorikisht largimin nga Partia Demokratike të tij dhe të lidershipit aktual, pa rënë "regjimi i Edi…

8 hours ago

Olsi Bylyku flet për tatuazhin që është penduar më së shumti dhe ka lidhje me Egli Takon

Këngëtari dhe aktori i humorit Olsi Bylyku gjatë një interviste për emisionin “Mirëmbrëma Yje”, ka komentuar një tatuazh, të realizuar…

8 hours ago