Categories: kosovëshowbiz

Sherr me Sabriun? Sqarohet më në fund Labinot Tahiri

Sabri Fejzullahu dhe Labinot Tahiri janë dy ndër emrat më të përfolur të botës së muzikës dhe veprimet e tyre nuk kalojnë pa u vënë re nga sytë e publikut.

Mesa duket komentet në rrjetet sociale janë bërë shkak për një “sherr” mes këngëtarëve. E gjitha nisi kur Labi publikoi një foto të tij në Instagram, ku i erdhi një koment nga faqja e Sabri Fejzullahut, ku shkruhej vetëm “hahahahaha”.

Pas këtij komenti, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Labit, i cili i është përgjigjur:

“Cfarë ka për të qeshur këtu se po qesh në çdo postim timin? Më thuaj të qeshi edhe unë?”

Teksa të gjithë kanë menduar se mes tyre ka nisur sherri, Labinoti ka sqaruar njëherë e mirë situatën, duke treguar se ka respekt të madh për Sabriun

“Me zemer , pêr Sabrianon, që dua ti ndali zërat kinse jemi të përqarë, gjë që nuk egziston!

E meritonte, meriton dhe do ta meritojë edhe pas shumë viteve të ; çmohet, respektohet, nderohet e të vleresohet sa të egzistojë shteti e kombi ynë si figura më e këndshme e skenës sonē shqiptare.

Nuk kam lënë artist pa e nderu dhe pa e respektu, madje edhe kur ka pasur nevojë jam futur brenda thashetheme te estrades per me u ba zgjidhje, kēshtu jam dhe njihem gjate vite për veprat dhe mundin tim.

Sabriun, e nderova në qytetin tim me aq mundesi sa kisha, jo si institucion por per faktin që është IKONË SHQIPTARE, kur nuk kishte facebook e shume portale ne Kosovë, për veq televizioneve!

Pra du te them, që me axhin Sabri as nuk kam dhe as qē do të kemi ndonjeherë mosmarrveshje, por nganjeherë mendoj se; koha, vitet, karriera e bujshme 50 vjeqare e tij , dhe shumë arsye te jetes personale mund ta bejnë ose te na bejnë të dukemi sikurse po e nenqmojmë ndonje artist te ri.

Pa dyshim se Sabriano, mbetet njeri dhe artist i madh për shumë gjenarata dhe për mua.

Fundja, vazhdoj ti respektoj të gjithē aq sa meritojnē, por tē me “poshtrojnë” nuk lejoj as shtetin as qeveritë dhe as askend per faktin se secili kemi nje bagazh të veqant jetsorë.

I dashur Sabri Fejzullahu( ??) të deshiroj shumë shëndet ty dhe zonjes Nehra dhe të gjithë familjes tende artistike se bashku me publikun tend te kahmotshëm e te rinjet.

Te do, Labi Kosovë e Shqipërisë”- ka shkruar ai, duke shuar keqkuptimet.

të fundit

‘Kam respekt të madh për presidentin aktual të SHBA-së’/ Putin: I gatshëm për kontakte të reja me Trump

Presidenti rus Vladimir Putin tha të premten se ishte gjithmonë i përgatitur për kontakte dhe takime ndërkombëtare, veçanërisht me Presidentin…

6 minutes ago

U kualifikuan në fazën tjetër të Botërorit të Klubeve, Kristjan Asllani: Ishim pak në vështirësi, por dominuam

Inter ia doli që të kalonte fazën e grupeve të Botërorit të Kubeve pasi mposhtën 2-0 River Plate. Tashmë, zikaltërit…

14 minutes ago

Dhurata marramendëse që Jeff Bezos i bëri partneres për dasmë, vlen plot 5 milionë dollarë

Jeff Bezos i ka dhuruar së fejuarës së tij, Lauren Sánchez, një gjerdan me vlerë nga 3 deri në 5…

21 minutes ago

Bleu vota për vajzën e tij kandidate të PSD, SPAK çon për gjykim Pandeli Bozhën dhe një person tjetër

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Pandeli Bozhën dhe Vladimir Lushkajn, pasi bleu vota për vajzën kandidate të PSD, Limonera…

43 minutes ago

Tarifat e Trump mund t’i kushtojnë Nike rreth 1 miliard dollarë këtë vit, kompania paralajmëron ndryshime strategjike në prodhim

Kompania amerikane Nike paralajmëron se tarifat e vendosura nga Presidenti Donald Trump ndaj partnerëve kryesorë tregtarë mund të rrisin ndjeshëm…

1 hour ago

Lejuan transportin e paligjshëm të 410 bagëtive, në hetim katër veterinerë në Korçë e Sarandë

Katër veterinerë janë vënë në hetim nga Policia e Korçës pasi kanë lejuar transportimin e paligjshëm të 410 bagëtive të…

2 hours ago