kosovë

Shefi i CIA-s, William Burns takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani

Ka përfunduar takimi i Shefit të CIA’s, William Burns me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, raporton Express.

Ai është parë duke dalë nga Presidenca e duke u futur në veturë dhe më pas autokolona që e përcillte është larguar nga ndërtesa.

Siç raporton Radio Evropa e Lirë, në atë takim ishte i pranishëm edhe drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.

Vizita e tij në Kosovë vjen pas asaj që raportohet se pati në Beograd dje dhe Bosnjë të mërkurën.

Për vizitën në Serbi, nuk ka dalë ende asnjë detaj. Madje nuk është konfirmuar ende, e nuk ka dalë as edhe një fotografi.

Ndërkohë, në Bosnje e Hercegovinë më 20 gusht, Burns u takua me homologët e tij nga sektori i inteligjencës, me anëtarët e Presidencës së këtij shteti dhe me ministrin e Jashtëm të Bosnjës.

Një zyrtar i Qeverisë amerikane, ka deklaruar për REL se arsyeja e vizitës së shefit të CIA-s në Sarajevë, ndër të tjera ishte edhe për shkak të retorikës dhe veprimeve shqetësuese separatiste të presidentit prorus të entitetit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik dhe Qeverisë së këtij entiteti.

Burns është emëruar në pozitën e drejtorit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së nga Presidenti Joe Biden në janar të vitit 2021.

Burns është një figurë qendrore në administratën e presidentit amerikan Joe Biden, pasi është edhe anëtar i kabinetit presidencial të Shtëpisë së Bardhë. Më herët ai ka qenë ambasador në Rusi.

të fundit

Pas largimit të Bratus, Alfred Deliallisi merr përkohësisht drejtimin e Partizanit

PartizaniPas njoftimit të djeshëm për largimin e trajnerit Florin Bratu, skuadra e Partizanit ka vazhduar ditën e sotme normalisht stërvitjen,…

8 minutes ago

Pope Leo XIV diagnosed with lung adenocarcinoma, Vatican confirms successful surgery

Papa Leoni XIV është diagnostikuar me kancer në mushkëri, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e lobit të poshtëm të…

12 minutes ago

Tabaku after protest in Tirana: The system submits to the powerful and strikes at the weak

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas protestës së zhvilluar sot në Tiranë, duke publikuar në rrjetet sociale…

12 minutes ago

Maqedonci: Artificial intelligence in warfare must not replace human responsibility

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë si folës në panelin “The Battle for Democracy in the…

13 minutes ago

Kosovo government to meet tomorrow, with ten items on the agenda

Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbajë nesër mbledhje.  Sipas rendit të ditës, në këtë mbledhje janë paraparë për…

14 minutes ago

Papa Leoni XIV diagnostikohet me adenokarcinomë në mushkëri, Vatikani konfirmon suksesin e operacionit

Papa Leoni XIV është diagnostikuar me kancer në mushkëri, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e lobit të poshtëm të…

14 minutes ago