Partitë politike sot kanë bërë një hap para duke e zhbllokuar nisjen e konstituimit të Kuvendit te Kosoves. Pas miratimit të raportit për mandatet, iu hap rruga zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit, por me të dalur në këtë pikë Kurtit i hasi sharra në gozhdë. Aty u pa se ai nuk e ka shumicën e votave për ta zgjedhur numrin një të parlamentit që i takon si parti e parë. Kurti ka heshtur për votat, por të kundërtën e kanë bërë njerëzit e tij duke “garantuar” se i kanë, shkruan Gazeta Express.
‘‘Numrat i kemi’’, ‘’61 vota’’, e ‘’63 vota’’, janë disa nga deklaratat e shumta të bëra nga deputetët e VV-së, të cilët me plot siguri aludonin se e kishin shumicën e nevojshme për formimin e kuvendit e pastaj edhe të qeverisë.
Megjithatë, këto deklarata rezultuan të ishin të pavërteta, dhe jo vetëm sot, por plot tri herë, në datat e tjera, 15 prill, dhe me 17 prill.
Se VV-ja nuk i ka votat për të cilat flisnin deputetët e tyre, u pa qysh në seancën e parë të konstituimit të kuvendit me 15 prill, ku kjo pari s’arriti të kalonte as raportin e komisionit të mandatave për deputetë.
Një situatë pak a shumë e njëjtë ishte edhe me 17 prill ku për shkak të mungesës së kësaj shumicë, s’u hodh në votim fare ky raport. U deshtë tek sot, përkrahja edhe e partive të tjera që raporti të kalonte, për t’i hapur rrugë krijimit të kuvendit, porse prapë VV-ja dështoi të votonte kandidaten e saj për kryetare të parlamentit, Albulen Haxhiu.
Një nga deputetët e kësaj partie që së fundmi aludonte se VV i ka votat e nevojshme, është Arbër Rexhaj.
“Unë mendoj që Lëvizja Vetëvendosje – mbi bazën e diskutimeve që i kemi pasur në grupin parlamentar – i kemi numrat për ta bërë këtë gjë. Tashti është çështje që i takon edhe kryeministrit, qoftë emri i kryeparlamentarit – se e di që do të më pyesni – qoftë përbërjen e kabinetit qeveritar”, tha ai, duke shtuar se Albin Kurti “do ta shpalosë para qytetarëve në formën më transparente të mundshme”.
Tjetër deputetët që shprehej me këtë siguri është edhe Ejup Maqedonci.
“Patjetër që numrat i kemi. Ne jemi të vetëdijshëm të gjithë që Lëvizja Vetëvendosje është partia fituese dhe nuk është fituese dosido…Opozita duke e parë këtë rrezik për ta e pengoi që dy seanca radhazi konstituimin e Kuvendit që është një goditje ndaj demokracisë…Dje ka qenë shumë e qartë. Është thirrur një takim konsultativ që s’ka pasur të bëjë me aspektin procedural, por me aspektin e konsultimeve para se të hyhet në seancë, me qëllim që të shmanget mundësia e ndonjë shkelje kushtetuese apo ligjore dhe ka qenë hezitimi i një pjese të opozitës që edhe të komunikojë. Ne e promovojmë dialogun dhe konsultimet si mjet kryesor para se të marrim vendime politike të nivelit të përbashkët nacional”, deklaronte Maqedoni.
I sigurt në numrat e VV-së, është shprehur edhe deputeti Faton Peci, tha se Lëvizja Vetëvendosje i ka numrat për formimin e qeverisë së re.
Përveç këtyre, ditë më parë ka qenë edhe deputeti Halil Thaçi, ai që kishte supozuar se VV-ja i ka 63 vota.
‘‘Unë po shpresoj që do ta bëjmë edhe pa PDK, e kryeministër do të jetë Albin Kurti dhe krye parlamentar Glauk Konjufca. Me vota, 63 vota, qeto 63 vota bëhen prej deputetëve. Prej atyre që janë përgjegjës për shtetin e Republikës së Kosovës’’, ka thënë ai.
E bindur në krijimin e qeverisë së re nga VV-ja, është shprehur edhe deputetja Arbëresha Kryeziu-Hyseni.
“Të martën më 15 prill besoj që do të fillojë me konstituimin e Kuvendit e pastaj edhe me procedurat e tjera. Unë e di që kryeministër do të jetë Albin Kurti prapë dhe Qeveria Kurti 3 do të formohet. Kjo bëhet sigurisht nëse i kemi numrat. E unë besoj që i kemi”, ka thënë ajo.
Në anën tjetër, për dallim nga anëtarët e partisë së tij që kanë qenë kaq të zëshëm, Albin Kurti, ka qenë i heshtur fare. Në pothuajse çdo paraqitje të tij ditëve të fundit, kur është shfaqur para gazetarëve, ai nuk është prononcuar. Mes shumë mikrofonave e pyetjeve, Kurti asnjëherë nuk ka dhënë një koment.
Mes heshtjes së tij e deklarimeve të shumta të deputetëve të VV-së, ende s’është e sigurt që kjo parti ka shumicën.
Shtuar këtu edhe faktin se, partia e cila ka qenë më e afërt me VV-në për një koalicion të mundshëm, ajo e NISMA-s, sot, nuk e përkrahu Haxhiun për kryetare të kuvendit. Duke mos dhënë shenja të mira për një koalicion të mundshëm mes tyre. /GazetaExpress
Shqipëria është kthyer në një destinacion turistik me interes për t’u reklamuar nga agjencitë e huaja, të cilat kanë përfshirë…
Pak muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, punësimi në shtet u zgjerua. Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave,…
Në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 03:30, një aksident i frikshëm ka ndodhur në autostradën Fier–Lushnje,…
Sot, më 14 qershor 2025, dollari amerikan, blihet me 84.3 lekë dhe shitet me 85.6 lekë. Euro, blihet me 97.5…
Ditën e sotme vendi ynë, do të vijojë me mot të kthjellët gjatë gjithë paradites. Ndërsa orët e pasdites dhe…
E ardhmja e Kristjan Asllanit është ende në dilemë. Edhe pse pas përfundimit të ndeshjeve me Kombëtaren shqiptare mesfushori konfirmoi…