kosovë

SHBA tjetër mesazh Kurtit, Ambasada Amerikane: Në Kosovë na duhet një partner që nuk sjell destabilitet

Shteteve të Bashkuara të Amerikës i duhet një partner në Kosovë, i cili e kupton nevojën për t’i shmangur veprimet destabilizuese dhe t’i mbrojë të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Kështu u shpreh të hënën një zëdhënës i ambasadës amerikane në Prishtinë, në një përgjigje për Radio Evropa e Lirë, pak ditë pasi SHBA pezulloi për kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

“Ne dëshirojmë të ecim përpara me Qeverinë në detyrë, por na nevojitet një partner që e kupton domosdoshmërinë për të shmangur veprimet destabilizuese dhe që është i përkushtuar të avancojë stabilitetin rajonal dhe të mbrojë të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës”.

Ai tha se e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane, Anu Prattipati, mban takime të rregullta me Kurtin dhe ja ka shprehur qëndrimin e qeverisë amerikane.

“Ne ia kemi shprehur drejtpërdrejt kryeministrit shqetësimet tona në këto takime, dhe e kemi bërë plotësisht të qartë qëndrimin e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara”.

Ambasada amerikane në Kosovë nuk ka shpjeguar se cilat kanë qenë veprimet e kryeministrit në detyrë Kurti, që çuan në vendimin e saj për ta pezulluar pa afat dialogun e planifikuar strategjik. Të hënën, zëdhënësi theksoi se SHBA-ja do të vazhdojë t’i vlerësojë veprimet e Qeverisë në detyrë, duke mos dashur të japë më shumë hollësi.

Ai siguroi se SHBA-ja do të mbetet gjithmonë mike e ngushtë e popullit të Kosovës dhe është plotësisht e përkushtuar ndaj partneritetit me Kosovën, por tha se u kërkon partnerëve të punojnë në mënyrë konstruktive për të siguruar stabilitet dhe siguri.

Dialogu strategjik është një proces që Departamenti amerikan i Shtetit në shumicën e rasteve zhvillon me vende të ndryshme të botës me synim avancimin e marrëdhënieve bilaterale. Ky proces përfshin diskutime të nivelit të lartë mes dy vendeve që zhvillohen ose në Uashington, ose në vendin përkatës, mbi një gamë të gjerë temash si mbrojtja, siguria, mjedisi, energjia, bashkëpunimi ekonomik, etj.

Tags: kurtiSHBA

të fundit

Gara për Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti lë hapur mundësinë e kandidimit

Ilir Alimehmeti, ka folur sërish mbi mundësinë e kandidimit të tij për postin e kryetarit të Bashkisë Tiranë në zgjedhjet…

3 hours ago

Shkrumbohet mjeti në Levan, shpëton mrekullisht shoferi

Një automjet tip “Benz” është shkrumbuar pak më parë në parë në Levan. Bëhet me dije se mjeti është djegur…

4 hours ago

Dasma përrallore e djalit të Jozefina Topallit, nuk përmbahet ish e dashura Eva Murati: Me lekë të vjedhura nga fondet publike

Genar Topalli, djali i politikanes Jozefina Topalli, kurorëzoi dashurinë me gazetaren Cindy Marina në një ceremoni të veçantë në Itali…

5 hours ago

Federata Serbe falenderon FSHF-n: “Mirënjohje UEFA-s dhe shqiptarëve për mirëkuptimin!”

Federata e Futbollit të Serbisë ka reaguar zyrtarisht pas vendimit për të zhvendosur ndeshjen kualifikuese mes Serbisë dhe Shqipërisë nga…

5 hours ago

“Përdorën Kalin e Trojës”/ Lapaj shpërthen ndaj Shabanit: Doli tradhtar, por ne nuk demoralizohemi!

Kryetari i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, foli për atë që ndodhi…

5 hours ago

Aksident i rëndë në aksin Fier-Patos, makina përplaset dhe përfundon në kanal

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier-Patos, në fshatin Portëz në Fier. Një automjet tip “Renault”…

6 hours ago