Categories: kosovësport

Shaqiri flet për të ardhmen: Po ndihem mirë, pres një sezon të mrekullueshëm

Xherdan Shaqiri duke folur për “Liverpoolfc.com” ka shprehur optimizmin e tij në lidhje me fillimin e sezonit të ri.

Gjilanasi ishte njëri ndër lojtarët më të mirë në Kampionatin Evropian “Euro 2020” dhe pas përfundimit të tij u spekulua që ai do të largohej nga “Anfield”.

“Jam i lumtur që jam me skuadrën, po ndihem mirë dhe mezi pres të nisim ndeshjet parasezonale dhe një sezon të mirë”, tha ai.

“Ne kishim një Kampionat shumë të mirë me Zvicrën, bëmë histori së bashku dhe jam i lumtur për këtë gjë”, shtoi ai.

“Unë vetëm po pres fillimin e sezonit të ri dhe të arrijmë objektivat me skuadrën, të fitojmë dhe të japim 100% nga vetja jonë. Pastaj e shohim çfarë do të ndodhë, normalisht që ne duam të fitojmë gjithçka”, tha Shaqiri.

“Ne i kemi të gjitha kualitetet për të qenë në maje të tabelës, kemi skuadër të mirë me karaktere të mira. Për ta arritur atë gjë, ne duhet të jemi të bashkuar si skuadër, si lojtarë dhe duhet të punojmë së bashku si skuadër, me talentin tonë dhe dedikimin tonë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha”, përfundoi Xherdan Shaqiri

të fundit

Matura 2025, publikohen notat e provimit të Matematikës! Sa ngelës dhe ekselentë numërohen në të gjithë vendin

Janë publikuar këtë të enjte rezultatet e provimit të Matematikës për Maturën Shtetërore 2025. Sipas rezultateve, bëhet me dije se…

13 minutes ago

“B-2 Spirit, kryevepra ushtarake amerikane”, nga ekipi i përzgjedhur deri tek ushqimet që lejohen në bord

Bombarduesi i fshehtë Northrop Grumman B-2 Spirit, i njohur edhe si “Shpirti i Teksasit”, i përdorur dhe në operacionin “Midnight…

24 minutes ago

Trump mohon thashethemet se Irani ka transportuar uranium para sulmeve

Presidenti amerikan sapo është përgjigjur edhe thashethemeve se një pjesë e uraniumit të pasuruar shumë të Iranit është hequr nga…

37 minutes ago

Cristiano Ronaldo rinovon kontratën me Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka nënshkruar një kontratë të re me Al Nassr që do ta shohë atë të qëndrojë në klubin…

60 minutes ago

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, miratohet ndërtimi i dy fushave të reja

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së u mblodh në “Shtëpinë e Futbollit” dhe u miratuan disa vendime të rëndësishme. Në fushën e…

1 hour ago

Avokati i Ilir Metës: Kartat i përdori Monika, s`mban përgjegjësi burri për gruan

Pas përfundimit të seancës se sotme gjyqësore në GJKKO, avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, ka folur për mediat, pasi…

1 hour ago