Categories: kosovë

Shala: Kosova kaloi nga përfituese në kontribuuese të sigurisë përmes misionit amerikan në Gazë

Kosova ka formalizuar pjesëmarrjen e saj në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF) në Gazë, pasi ka nënshkruar marrëveshjen për t’iu bashkuar shteteve që kanë marrë përsipër të kontribuojnë në këtë mision ndërkombëtar.

Të lidhura

None found

Dokumenti u firmos nga komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe komandanti amerikan i ISF-së, gjeneralmajor Jasper Jeffers.

Ky angazhim vjen në një periudhë kur Kosova po synon të zgjerojë rolin e saj në sigurinë ndërkombëtare. Eksperti i sigurisë, Dirzan Shala, në një prononcim për “Bota sot”, tha se rëndësia e përfshirjes nuk lidhet vetëm me aktin formal të nënshkrimit, por edhe me kontributin që pjesëtarët e FSK-së kishin dhënë prej muajsh.

“Angazhimi i Kosovës është më konkret dhe më i kufizuar sesa kuptimi i zakonshëm i termit ‘aleat i besueshëm’. Ajo dërgoi personel dhe ekspertizë në një mision të drejtuar nga SHBA-ja, në një periudhë kur ai përballej me pasiguri politike dhe operacionale. Më pas, Kosova i mbajti për pesë muaj pjesëtarët e saj në këtë mision, edhe pse forca nuk hyri në Gaza. Për këtë arsye, nënshkrimi i 7 shtatorit nuk shënoi një angazhim të ri, por zyrtarizoi një vendim që tashmë ishte vënë në zbatim”, deklaroi Shala.

Sipas tij, kontributi i Kosovës në ISF kishte nisur përpara nënshkrimit të marrëveshjes, pasi pjesëtarë të FSK-së ishin përfshirë në punën e misionit që në fillim të pranverës.

“Nënshkrimi ishte hapi i fundit, ndërsa oficerët kosovarë kishin disa muaj që punonin në këtë drejtim. Kjo renditje kohore pasqyrohet edhe në dokumentin përkatës. Komunikata e publikuar në Prishtinë nga Forca Ndërkombëtare e Stabilizimit më 7 shtator nis me njoftimin për nënshkrimin e Marrëveshjes për Shtetet Pjesëmarrëse, ndërsa katër paragrafë më tej përmend se, që nga fillimi i pranverës, pjesëtarë të FSK-së ishin dislokuar në selinë e ISF-së dhe drejtonin planifikimin në logjistikë, çështje civile dhe operacione për pastrimin e mjeteve të pashpërthyera. Pra, dokumenti u nënshkrua në shtator, por puna kishte nisur në mars ose prill”, vlerësoi ai.

Shala e konsideron këtë përfshirje si tregues të një transformimi në mënyrën se si Kosova kontribuon në fushën e sigurisë.

“Për një kohë të gjatë, Kosova ka qenë konsumatore e sigurisë, pasi vendet e NATO-s kanë ndihmuar në garantimin e sigurisë së Republikës së Kosovës. Tani po kalojmë në një etapë tjetër, në të cilën po shndërrohemi në ofrues, ose eksportues, të sigurisë”, u shpreh eksperti.

Ai nënvizoi gjithashtu se Kosova e ka përmbushur tashmë pjesën e saj të angazhimit në ISF. Sipas Shalës, vendimi për një dislokim të mundshëm të forcës në terren do të përcaktohet nga vetë misioni ndërkombëtar.

“Kosova kontribuoi me personel dhe ekspertizë në një mision amerikan që ndodhej përballë vështirësive politike dhe pasigurive operacionale, duke i mbajtur për pesë muaj pjesëtarët e saj të angazhuar, ndërkohë që forca nuk hyri në Gaza. Nënshkrimi i 7 shtatorit vetëm sa zyrtarizoi një vendim të zbatuar më herët. Nëse ISF-ja do të vendosë të hyjë ndonjëherë në Rafah, kjo nuk varet nga Kosova. Detyrën që kishte në dorë, Kosova e ka kryer”, përfundoi Shala.

të fundit

Shala: Kosovo went from a security beneficiary to a contributor through the US mission in Gaza

Kosova ka nënshkruar marrëveshjen formale për t’iu bashkuar listës së shteteve që janë zotuar të kontribuojnë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese…

5 minutes ago

Kërkonte të investonte në toka në Shqipëri, kinezia zhduket në Greqi dhe pasaporta e saj gjendet e prerë

Një kthesë e frikshme del në dritë në rastin e zhdukjes së gruas 50-vjeçare kineze, Yu Ting, e cila u…

6 minutes ago

Fires across the country, 12 hotspots remain active; authorities on alert to protect homes

Ministria e Mbrojtjes ka dalë mbrëmjen e kësaj të martë në një përditësim lidhur me situatën e zjarreve në vend.…

6 minutes ago

BILD i sugjeron Jurgen Kloppit të mbajë nën vëzhgim Diant Ramajn

Gazeta e madhe gjermane “BILD” i ka dërguar mesazh përzgjedhësit Jurgen Klopp për ta konsideruar si opsion portierin e Borussia…

24 minutes ago

Zjarret në vend, 12 vatra vijojnë aktive; strukturat në gatishmëri për mbrojtjen e banesave

Ministria e Mbrojtjes ka dalë mbrëmjen e kësaj të martë në një përditësim lidhur me situatën e zjarreve në vend.…

33 minutes ago

Senera Hoxha në “Ftesë në pesë”: Tradhtia është vijë e kuqe, nuk bëj kompromis

E ftuar në “ Ftesë në pesë” me Bieta Sulon, kirurgia plastike Senera Hoxha ndau për herë të parë detaje…

34 minutes ago