Categories: kosovë

Shabani dëshmon për QPS-në e Pejës: Inspektime në Lipjan e Prishtinë, asnjë mekanizëm për shtim stafi në Qendra për Punë Sociale

Blerim Shabani, drejtor i Departamentit në Ministrinë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, u mor në pyetje nga Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me veprimet dhe mosveprimet institucionale që kanë të bëjnë me vrasjen e Arlinda Zekajt si dhe me mënyrën se si trajtohet dhuna ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

Në nisje të seancës, Shabani kërkoi që ajo të zhvillohej pa praninë e publikut, duke argumentuar se diskutimet mund të preknin çështje që lidhen me fëmijën dhe të ardhmen e tij, të cilat mund të dëmtonin rritjen dhe zhvillimin e tij. Megjithatë, Komisioni e hodhi poshtë këtë kërkesë.

Të lidhura

None found

I pyetur nga kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar, Burim Ramadani, nëse ishin kryer inspektime të jashtëzakonshme në komuna pas rastit tragjik të Arlinda Zekajt, Shabani u përgjigj shkurt se po.

Ramadani e pyeti nëse inspektimi kishte ndodhur në Lipjan, ndërsa Shabani saktësoi se inspektimi i jashtëzakonshëm ishte kryer në Komunën e Lipjanit dhe, gjatë vitit 2025, edhe në Komunën e Prishtinës, konkretisht në Qendrën për Punë Sociale të Prishtinës.

Nga ana tjetër, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, e pyeti Shabanin nëse Qendrat për Punë Sociale disponojnë personel, financim dhe kushte të mjaftueshme për të përmbushur detyrat e tyre.

Shabani sqaroi se sigurimi i burimeve njerëzore, infrastrukturës dhe pajisjeve për këto qendra është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e komunave, ndërsa ministria mban përgjegjësi vetëm për financimin e shërbimeve rezidenciale.

Rrahmani ngriti edhe çështjen e mundësisë së ekzistencës së ndonjë mekanizmi tjetër që do të rregullonte shtimin e numrit të punonjësve në Qendrat për Punë Sociale në përputhje me nevojat, por Shabani u përgjigj prerazi se nuk ka asnjë mekanizëm të tillë.

Deputetja Arijeta Rexhepi e pyeti Shabanin për mospërdorimin e formularëve standardë për menaxhimin e rasteve nga Qendra për Punë Sociale në Pejë, konkretisht formularëve 004 dhe 005, duke e pyetur se si e vlerëson këtë shkelje të procedurave dhe çfarë përgjegjësie rrjedh prej saj.

Në përgjigje, Shabani theksoi se përgatitja e formularëve profesionistë është detyrë e ministrisë, kurse plotësimi dhe respektimi i tyre gjatë ushtrimit të punës profesionale mbetet detyrim i çdo profesionisti.

Komisioni Hetimor Parlamentar vijon shqyrtimin e veprimeve dhe mosveprimeve institucionale në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, si dhe të përgjegjësive të institucioneve në trajtimin dhe mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje.

të fundit

Salianji: 300,000 Albanians can’t even secure one meal a day; Rama seeks explanations for protests instead of being held accountable

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për…

3 minutes ago

Veliaj’s surgical intervention scheduled for November 23 in Fier, DPB: checks were carried out in several sectors of the prison

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar për rastin e Erion Veliajt, i cili kërkoi operimin e tij pas thyerjes…

3 minutes ago

Memorandum signed between Konjufca and Hetemi for international promotion of war crimes in Kosovo

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, dhe drejtori ekzekutiv i Institutit të Krimeve…

4 minutes ago

Next meeting of the Assembly Presidency on November 23, agenda also includes financing of the investigative committee for the Zekaj case

Mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 23 nëntor, duke filluar nga ora 11:00.…

4 minutes ago

Zhvillohet ushtrimi “Shpata e Artë” në zbatim të parimit “Provoni dhe Parandaloni

Misioni KFOR-i udhëhequr nga NATO, Misioni i Sundimit të Ligjit i Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX) dhe Policia e Kosovës…

4 minutes ago

Komisioni i Ekonomisë miraton ndryshimet në paketën fiskale 2027: TVSH 6% për ujin dhe produktet higjienike të grave e fëmijëve, opozita voton pro

Komisioni për Ekonominë ka miratuar disa ndryshime në paketën fiskale 2027, duke zgjeruar listën e produkteve që do të përfitojnë…

4 minutes ago