Më 6 tetor, Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, me qëllim rishikimin e kornizës ligjore të këtij mekanizmi. Këto ndryshime, të cilat pasuan dënimin me 81 vjet burgim të katër ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë, ndikojnë në fushëveprimin, sanksionet dhe procedurat e Dhomave të Specializuara.
None found
Ndërkohë që ende mbetet e paqartë se çfarë ndikimi praktik do të ketë ky ligj i ndryshuar dhe nëse do të kundërshtohet në Gjykatën Kushtetuese, profesori i John Hopkins, Daniel Serwer, ka dhënë një koment të shkurtër në një përgjigje për median.
Në reagimin e tij pas miratimit të ndryshimeve ligjore, Bashkimi Europian deklaroi se ligji “bie ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj BE-së”.
Serwer ka një rekomandim konkret për Unionin në këtë drejtim.
“BE-ja duhet të shqyrtojë nëse dispozitat e këtij legjislacioni janë të mjaftueshme për përmbushjen e qëllimit kryesor të Gjykatës: vënien para përgjegjësisë të personave që dyshohet se kanë kryer krimet e përmendura në raportin e [Dick] Martyt”.
Kur u pyet nëse ky ligj do të përbëjë pengesë për rrugën e Kosovës drejt BE-së, Serwer u përgjigj: “Është në dorën e BE-së të vendosë për kriteret e anëtarësimit, jo në dorën time apo të Kosovës. Përgjigjen duhet ta japë Brukseli”.
“Mendimi im është se legjislacioni i Kosovës synon ta sjellë Gjykatën Speciale më në përputhje me atë që përgjithësisht kuptohej se do të ishte mandati i saj kur u krijua. Problemi, natyrisht, është se Kosova nuk ka asnjë mënyrë për ta zbatuar këtë legjislacion”, shtoi ai.
Miratimi i Ligjit për Specialen në Kuvendin e Kosovës parapriu një tjetër zhvillim jashtëzakonisht të rëndësishëm për vendin: zgjedhjen e Presidentes së re dhe shmangien e zgjedhjeve të parakohshme pas gati dy vitesh bllokadë institucionale.
Profesori amerikan e cilësoi si pozitive daljen nga ky ngërç politik.
“Mendoj se është gjë e mirë që kompromisi ka çuar në zgjedhjen e një presidenteje me kualifikime të larta”.
Në një përgjigje për median tri ditë më parë, BE-ja theksoi mbështetjen e vazhdueshme për punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës si një institucion i pavarur gjyqësor dhe nënvizoi se ky institucion u themelua nga Kuvendi i Kosovës, funksionon brenda sistemit juridik të vendit dhe është i sanksionuar në Kushtetutën e Kosovës.
“Mandati dhe pavarësia e tyre aktuale duhet të respektohen plotësisht. Dhomat e Specializuara të Kosovës po japin drejtësi, bazuar në parimin e përgjegjësisë penale individuale. I bëjmë thirrje Kosovës që t’u përmbahet detyrimeve të saj ndërkombëtare për të garantuar pavarësinë gjyqësore të Dhomave të Specializuara të Kosovës, si dhe përkushtimin për të siguruar llogaridhënie dhe për t’u dhënë drejtësi viktimave dhe familjeve të tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë”, kishte deklaruar BE.
Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje lokale të shiut. Në disa vende priten edhe bubullima…
Prokuroria Themelore e Gjilanit ka dalë me një njoftim për media pas vrasjes së rëndë në Livoç të Poshtëm. Në…
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka bërë të ditur se është duke e shqyrtuar kërkesën e organizatave të shoqërisë civile,…
Kuvendi i Kosovës i miratoi më 6 tetor ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara që synon të ndryshojë kornizën…
Pije të shtrenjta, masazhe, vakte speciale, një celular i paligjshëm dhe të burgosur që bënin gjithçka, nga gatimi deri te…
Pije të shtrenjta, masazhe, vakte speciale, një celular i paligjshëm dhe të burgosur që bënin gjithçka, nga gatimi deri te…