kosovë

Serwer: Autoritetet e Prishtinës duhet të jenë më të kujdesshme me serbët

Njohësi i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serëer, në blogun peacefare.net ka publikuar një artikull të titulluar, “Si t’i kundërvihemi botës serbe”, ku përmendet edhe Kosova për të cilën thotë se ka nevojë për serbët e saj.

Serwer shkruan se serbët në jug të lumit Ibër duket se kanë bërë paqe, të paktën tash për tash, me institucionet e dominuara nga shqiptarët.

“Në Kosovë, popullsia serbe është pakica më e madhe, përbën më së shumti 6% të popullsisë. Kushtetuta e Kosovës i siguron pakicës serbe mbrojtje të gjerë dhe marrëveshje për ndarjen e pushtetit. Por shumica e serbëve të Kosovës mbeten të ndarë nga shumica e shqiptarëve. Gjuhët e tyre (ndryshe nga gjuhët dominuese në Bosnjë dhe Mal të Zi) janë të papajtueshme. Serbët në jug të lumit Ibër jetojnë kryesisht në enklava me shumicë serbe. Por ata duket se kanë bërë paqe, të paktën tani për tani, me institucionet e dominuara nga shqiptarët në Prishtinë. Ashtu si komunat me shumicë shqiptare, ato me shumicë serbe kanë kompetenca të gjera mbi qeverisjen lokale”, ka shkruar ai.

Sipas tij, serbët në katër komunat veriore janë më pak të integruara sesa serbët në jug të Ibrit, derisa shton se Beogradi është siguruar që serbët të refuzojnë ta pranojnë autoritetin e Kosovës.

“Serbia dëshiron që komunat me shumicë serbe të formojnë një Asociacion. Kjo do t’u mundësonte atyre të qeverisin bashkërisht dhe veçmas nga Prishtina, si në ‘Republika Serpska’. Në mjedisin e duhur gjeopolitik, Asociacioni mund të veprojë edhe si mjet për ndarjen e katër komunave veriore nga një shtet që Beogradi ende nuk e njeh. Do ishte një asociacion i ngjashëm i autoriteteve provinciale që çoi në formimin e RS-së përpara përpjekjes për shkëputjen e saj në 1992 nga Bosnja”, shkruan ai.

Sipas tij, në kundërshtim të kësaj kërkohet një manovër e vështirë nga Prishtina.

“Ajo duhet t’i bindë serbët e veriut se ata do të jenë më mirë si qytetarë të Kosovës (edhe nëse e mbajnë edhe shtetësinë serbe). Disa po lëvizin në atë drejtim, siç sugjerohet nga gatishmëria e tyre e shtuar për të marrë targa, letërnjoftime, dhe pasaporta të Kosovës. Por shumë nga serbët në veri kanë qenë ndër kundërshtarët më luftarak dhe ndonjëherë të dhunshëm të Prishtinës. Beogradi ia ka dalë që ta bëjë kontaktin me serbët e veriut shumë më të vështirë sesa komunikimin me serbët në komunat që nuk janë ngjitur me Serbinë”, thekson ai.

Sipas tij, kryeministri Kurti ka një qellim që flet më shumë në gjuhën serbe të rrjedhshme.

“Të gjitha autoritetet e Prishtinës duhet të jenë më të kujdesshme se sa kanë qenë në të kaluarën për të shfaqur flamurin etnikisht neutral të vendit, në vend të flamurit etnik shqiptar (gjithashtu flamurin e Shqipërisë) që shumë prej tyre preferojnë. Zbatimi i shumë marrëveshjeve për ndarjen e pushtetit në kushtetutë nuk është i lehtë, por ende i nevojshëm. Kështu është edhe mbështetja financiare për komunitetet serbe dhe zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për manastirin e Deçanit, të cilin Prishtina e ka refuzuar deri më tani”, shkruan ndër të tjera ai.

të fundit

Pas reagimit të Mateos, flet për herë të parë Brikena për nominimin

Pas nominimit të Mateos nga Brikena gjatë Prime-t të mbrëmshëm në “BBBA”, reagimi më i fortë erdhi vetë nga i…

13 minutes ago

“Silleni si tigra me demokratët”, Salianji nuk kursen Berishën me “shokë”: Çdo fund-zgjedhje bëni “mjau mjau” para qeverisë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji është treguar i ashpër me komentet drejtuar kreut të PD Sali Berisha dhe besnikëve…

30 minutes ago

“Të bashkohemi si bashkëudhëtarë!”/ Salianji nga Lezha: Do t’i shkojmë deri në fund kësaj rruge, t’i bashkojmë të gjithë rreth PD-së

Ish-deputeti Ervin Salianji ,theksoi se Lezha po jep një mesazh të qartë për vazhdimin deri në fund të kësaj nisme…

1 hour ago

Kryeministri i Kanadasë pranon ftesën e Trump për Këshillin e Paqes: Do bëjmë ç’të mundemi për të lehtësuar dhimbjen e popullit në Gaza

Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, ka pranuar fillimisht ftesën e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, për të përfshirë vendin e tij…

1 hour ago

Vendimi i rëndësishëm për të ardhmen e birit të tyre, bashkëshortja e Shpat Kasapit merr kujdestarinë e Roelit

Pas humbjes së dashurisë së saj të jetës dhe babait të Roelit, Shpat Kasapit, Selvije Jaho, ka ndërmarrë së fundmi…

1 hour ago

Ligj i ri për emigrantët në Greqi, 90 mijë leje qëndrimi drejt legalizimit

Ministria e Migracionit dhe Azilit në Greqi ka paraqitur një projektligj të ri që sjell ndryshime të rëndësishme në kuadrin…

2 hours ago