kosovë

Serbia do të sulmonte Kosovën?/ Osmani trondit me deklaratën: Trump ndërhyri në momentin e fundit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka “informacione të besueshme” se presidenti amerikan, Donald Trump, ka parandaluar së voni mundësinë e një përshkallëzimi të mundshëm të situatës nga Serbia në Kosovë.

“Ai (Trump) është shumë i qartë në deklaratën e tij se po flet për javët e fundit”, tha presidentja Osmani, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për zhvillime të vitit 2023 apo 2020, por “për zhvillime shumë, shumë të vona”.

Ajo i bëri komentet gjatë një ligjërate në Uashington, ku, po ashtu, rikujtoi sulmin e shtatorit 2023 në Banjskë, duke e cilësuar atë si një “akt agresioni” nga Serbia – “të përgatitur tërësisht brenda Serbisë”.

“Ndaj, nuk duhet ta mohojmë mundësinë, sepse ka ndodhur më parë”, tha Osmani, duke iu referuar sulmit të armatosur të një grupi serbësh kundër Policisë së Kosovës, në të cilin mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

“Meqenëse ka ndodhur më parë, parandalimi dhe frenimi janë thelbësorë. Dhe, ndonjëherë, parandalimi dhe frenimi kërkojnë më shumë sesa vetëm praninë e ushtrisë. Kërkojnë edhe udhëheqje politike. Duhet një telefonatë, një paralajmërim, dhe kjo është pikërisht ajo që ndodh kur Amerika merr një rol udhëheqës”, u shpreh ajo.

Në fjalën e saj, presidentja Osmani paralajmëroi se rreziqet nga Serbia janë të vazhdueshme dhe tha se ato nuk duhen nënvlerësuar.

Sipas saj, presidenti Trump ka bërë gjithçka që është në fuqinë e tij deri tani, për të siguruar ruajtjen e paqes në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Dhe sigurisht, kjo fillon me frenimin e Serbisë”, tha ajo.

Për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Osmani tha se “ka mbetur i ngujuar në mendësinë e viteve ’90” dhe se dëshmi për këtë është sulmi i vitit 2023 në Banjskë.

Ajo tha se Kosova punon ngushtë me të gjitha nivelet e Qeverisë amerikane – qoftë në fushën e sigurisë dhe inteligjencës, të mbrojtjes apo të politikës – me synimin që “së bashku të mbrojmë dhe ruajmë paqen”.

“Ne kemi institucionet tona që po bëjnë një punë të shkëlqyer në mbledhjen e informacioneve dhe punojmë me partnerë individualë, për të konfirmuar informacionet që mbledhin institucionet tona. Pra, nuk jemi kurrë vetëm”, tha Osmani.

Njëkohësisht, ajo vlerësoi edhe ushtarët e misionit të NATO-s, KFOR, në Kosovë, duke thënë se ata bëjnë “një punë të shkëlqyer në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit”.

Duke folur për takimet që po zhvillon në SHBA dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, Osmani tha se administrata e presidentit Trump ka ide të reja për t’i forcuar më tej ato.

“Ne duam të ulemi me partnerët në këtë administratë për t’u shpjeguar se si Kosova ka këtë potencial. Kjo, natyrisht, është në interes të popullit tonë, në interes të vendit tonë dhe në interes të rajonit tonë. Por, në të njëjtën kohë, kjo përputhet me prioritetet e administratës Trump për ta bërë Amerikën më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë”, tha Osmani.

Ajo shtoi se në takime me zyrtarët amerikanë, nuk është diskutuar për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë – “për herë të parë pas shumë vitesh”.

“Kemi folur për Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara. Për herë të parë, nuk kemi folur për Serbinë. Perfekt. Ishin biseda perfekte”, tha Osmani, pa hyrë në shumë detaje.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka përmendur disa herë ndërmjetësimin e tij në raportet mes Kosovës dhe Serbisë si shembull të rolit të SHBA-së në parandalimin e konflikteve. Dy vendet, gjatë mandatit të parë të Trumpit, nënshkruan një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, në praninë e tij, në vitin 2020. Megjithatë, marrëveshja, e cila përfshinte edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli, nuk u zbatua kurrë në tërësi./REL

Tags: osmani

të fundit

Horoskopi 11 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot në marrëdhënie, një bisedë e sinqertë mund të sjellë afrim…

6 hours ago

Gjermania e gatshme të paguajë për sistemet amerikane Patriot për Ukrainën

Gjermania synon të blejë sisteme të mbrojtjes ajrore, Patriot, të prodhuara nga Shtetet e Bashkuara, për t’ia dërguar Ukrainës, tha…

6 hours ago

Çanta më e shtrenjtë në histori, Birkini i parë nga Hermès shitet në ankand për 8.6 milionë euro

Çanta e famshme e zezë prej lëkure Birkin e Hermès është shitur për një shumë astronomike prej 8.6 milionë eurosh,…

7 hours ago

Eljan Tanini emërohet Drejtor i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, Gonxhja: Pasuri për institucionin

Eljan Tanini është emëruar Drejtor i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit. Lajmin për emërimin e gazetarit në krye të këtij…

7 hours ago

Sulmi ajror izraelit vret 10 fëmijë pranë një qendre mjekësore në Gazë

Një sulm ajror izraelit ka goditur palestinezë pranë një qendre mjekësore në Rripin e Gazës të enjten, duke i vrarë…

7 hours ago

“Kërpërata e re”/ I afërmi i Shabanit kërkon mandatin e Lapajt, analistët tallen me estradën e Nisma Thurje

Ditën e sotme, u mësua se kandidati i Endri Shabanit, Zeqir Kordhoni, gjithashtu i afërm i tij, ka shprehur dyshime…

7 hours ago