Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë sot seancën, në të cilën pritet të bëhet votimi për formimin e Qëverisë së re të Kosovës, edhe pse u aludua që kjo seancë nuk mund të mbahej ditën e sotme.
LVV si parti fituese do të udhëhë seancën e cila do të zhvillohet në orën 17:00.
Disa orë më parë, kryeparlamentari i sapo zgjedhur, Glauk Konjufca i dërgoi letër kryetarit të LVV, Albin Kurtit, ku i ka kërkuar emrin për kryeministër.
Mësohet se Kurti i ka propozuar emrin për kryeministër Konjufcës dhe seanca do të zhvillohet vetëm pas një ore.
Albin Kurti sot nuk pranoi të bëjë të ditur disa nga emrat e ministrave të rinj, por në media tashmë janë përmendur disa prej tyre siç janë: Donika Gërvalla, Arbërie Nagavci, Armend Mehaj, Liburn Aliu, Rozeta Hajdari, Albulena Haxhiu e disa të tjerë.
Duhet përkujtuar që nga zgjedhjet e 14 shkurtit Lëvizja Vetëvendosje doli subjekti politik fitues edhe pse Albin Kurtit, nuk iu lejua kandidimi për deputet të Kuvendit të Kosovës.
Mbetet të shihet nëse Vetëvendosje ka dërguar emrin e Kurtit për kryeministër, apo të Arben Vitisë siç edhe u përmend mëngjesin e sotëm.
Sot është bërë edhe konstituimi i Kuvendit të Kosovës të legjislaturës së tetë me radhë, ku 58 deputetë janë nga Vetëvendosje, 19 nga PDK, 15 deputetë nga radhët e LDK-së dhe tetë deputetë ka AAK-ja.
Padyshim se pjesë e kuvendit është kësaj here janë edhe përfaqësuesit e komuniteteve.
Kryetar i Kuvendit të Kosovës u zgjodh Glauk Konjufca, nënkryetarë u zgjodhën Saranda Bogojevci, Bedri Hamza dhe Kujtim Shala.
Festat e fundvitit kanë shtuar ndjeshëm numrin e hyrje-daljeve në pikën kufitare të Kakavijës, duke krijuar radhë të gjata pritjeje,…
Me anë të një postimi në "Instagram", kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar nga burgu të gjithë…
Pak minuta më parë, një plagosje me mjet prerws (thikë) ka ndodhur në lagjen nr 2 në Kavajë. Mësohet se…
Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar, të akuzuar të dy për vjedhje…
Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…
Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…