Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka përshëndetur vendimin e Prishtinës për t’iu bashkuar një mase të re kufizuese të BE-së ndaj Rusisë, në shenjë mbështetjeje për Ukrainën.
None found
Përmes një reagimi në platformën X, Schuebel tha se ky hap e ruan Kosovën në përputhje të plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Evropian.
“E mirëpres vendimin e sotëm të Kosovës për t’u harmonizuar me një masë shtesë kufizuese të BE-së kundër Rusisë, në mbështetje të Ukrainës, si dhe me deklaratat e 27 vendeve anëtare të BE-së, duke ruajtur kështu harmonizimin e saj të plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së”, ka shkruar ambasadori.
Sipas tij, vijimi i përafrimit me qëndrimet e BE-së tregon angazhimin e Kosovës ndaj parimeve dhe vlerave evropiane.
“Përkushtimi i vazhdueshëm i Kosovës ndaj Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë pasqyron respektimin e saj për vlerat evropiane”, është shprehur Schuebel.
Qeveria e Kosovës miratoi sot plotësim-ndryshimet në vendimin e vitit 2022, i cili u nxor pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë dhe lidhet me zbatimin e vendimit të Këshillit të Bashkimit Evropian për sanksionet ndërkombëtare ndaj Rusisë.
Kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se synimi i këtij vendimi është përafrimi i mëtejshëm i Kosovës me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian.
VLEN sot përmes një kumtese ka reaguar ndaj letrës së djeshme të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti lidhur me çështjen…
Pjesëmarrja e portierit të Barcelonës, Joan Garcia, në ndeshjen e sotme ndaj Sabahut në Ligën e Kampionëve është në dyshim,…
Në raportin e publikuar nga Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin (UNODC) dhe UN Women me rastin e Ditës…
Dronët detarë pa pilot po shndërrohen në një kërcënim gjithnjë e më serioz për sigurinë detare dhe ekonominë botërore. Nga…
Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Todd Blanche, e ka cilësuar Nvidia-n si një “kompani të përgjegjshme”, ndërsa ka refuzuar të…
Liderët e Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel për samitin e radhës, ku…