kosovë

Sanksione nga BE? Qeveria e Kosovës: Nuk kemi njoftim zyrtar, çfarëdo mase do të ishte e padrejtë

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se nuk kanë ndonjë njoftim zyrtar për sanksione nga Bashkimi Evropian.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës vazhdon të besojë që çfarëdo mase ndaj Kosovës do të ishte e padrejtë.

Të lidhura

None found

“Ne nuk kemi ndonjë njoftim zyrtar për sanksione. Vazhdojmë të besojmë që çfarëdo mase ndaj Kosovës do të ishte e padrejtë. Është vështirë të arsyetohet se si Bashkimi Evropian mund të ndërmarra masa negative ndaj Kosovës, të cilën në raportin e tij të fundit për vendit e përshkruan në dritën më pozitive ndonjëherë; si në luftën kundër krimin dhe korrupsionit, si në demokratizim etj”, ka thënë Kryeziu.

Sipas tij, Kosova çfarë po kërkon është respektim i Kushtetutës dhe sundim të ligjit. “Kosova dhe institucionet e saj  po kërkojnë dhe synojnë respektimin e Kushtetutës dhe sundit të ligjit. Këto janë vlera të Bashkimi Evropian. Bashkimi Evropian ka mision të veçantë në Kosovë për Sundim të Ligjit, të quajtur EULEX”, është shprehur më tej ai.

Sipas Kryeziut, situata në katër komunat në veri të vendit është rezultat i ndërhyrjes së dyfishtë të Serbisë në çështje të brendshme të Kosovës.

“Kjo sjellje e Serbisë është edhe shkelje e marrëveshjes së vitit 2013 e cila flet për integrimin e serbëve të Kosovës në institucione, por edhe shkelje e Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit e cila flet për marrëdhënie normal dhe fqinjësore dhe për njohjen e sovranitetit të njëra tjetër”, u shpreh zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës.

të fundit

Serbian Media Distort Demolition of Illegal Villas at Ujman Lake, Portraying It as an Attack on Serbs

Aksioni për rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje në pronën e Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” në zonën e Liqenit…

23 minutes ago

Blow to the Heart of Ukraine’s Military: Zelensky Removes Armed Forces Chief After Dismissing Defense Minister

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka larguar ministrin e Mbrojtjes Mykhailo Fedorov dhe shefin e Forcave të Armatosura Oleksandr Syrsky. Ndryshimet…

3 hours ago

Hegseth Seeks Additional $80 Billion from Senate to Cover Cost of New Strikes on Iran

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Dan Kane do të dëshmojnë në Senat…

3 hours ago

Horoskopi 22 Korrik 2026/ Zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Ndikimi i yjeve nuk do jete shume i mire gjate kësaj dite dhe ekuilibri ka rrezik te prishet. Nuk…

4 hours ago

Goditje në zemër të ushtrisë ukrainase/ Zelensky largon edhe kreun e Forcave të Armatosura, pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka larguar ministrin e Mbrojtjes Mykhailo Fedorov dhe shefin e Forcave të Armatosura Oleksandr Syrsky. Ndryshimet…

4 hours ago

Xhesika Polo zbulon historinë e dashurisë: Kam gjetur njeriun e jetës, e njoha në Instagram

Xhesika Polo është një nga artistet që suksesin nuk e mat vetëm me çmime apo renditje, por edhe me rrugëtimin…

5 hours ago