kosovë

Samiti i Londrës, Kurti: Jemi në një linjë me SHBA për vlerat politike dhe ato të biznesit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në fjalën e tij nga samiti i investimeve në Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Londër, ka deklaruar se Kosova është në të njejtën linjë me Shtetet e Bashkuara dhe Anglinë, përsa i përket vlerave politike dhe atyre në biznes.

Kurti tha se Kosova ka fuqi punëtore duke përmendur moshën mesatare të popullsisë.

Në tri vitet e fundit, Kurti tha se janë dyfishuar eksportet dhe investimet e të huajve, por shtoi se nevojiten ende investime të tilla.

Në fund, kryeministri Kurti tha se diaspora po sjell vetëm remitencat por edhe etikën e punës dhe dijeninë që kanë.

“Kemi pasur zhvillim ekonomik, përparim demokratik dhe stabilitet institucional, që na ka ndihmuar shumë të luftojmë me sukses rreziqet për sigurinë dhe po ashtu të adresojmë ndryshimet klimatike dhe pabarazinë sociale… Kemi po ashtu edhe përparime në rendin e ligjit dhe avancimin në të drejtat politike, në të drejtat civile dhe demokracinë zgjedhore. Kjo e pozicionon Kosovën në një situatë të favorshme në hartën globale dhe jemi në zemër të lidhjes mes Evropës, Afrikës dhe Lindjes së Mesme. Kemi një fuqi punëtore, mosha mesatare e Kosovës është 31 vjeçare dhe kemi një ekonomi të tregut të hapur që krijon një ambient të mirë për bizneset. Jemi të vendosur mirë për investimet teknologjike, nga 23 vende evropiane, Kosova del e 11’ta në një rangim duke lënë mbrapa të gjitha vendet kandidate për anëtarësim në BE dhe një anëtare të BE-së.

Në këto tri vite kemi dyfishuar si eksportet ashtu edhe investimet e drejtpërdrejta të huaja FDI, na duhen më shumë të tilla por jemi në vend të mirë sepse veçse po kemi këso investime, na duhen ende investime të këtij lloji. Jemi të dedikuar për rendin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit në vijë me Amerikën dhe Anglinë, si në vlerat politike edhe në ato të biznesit sidomos pas agresionit rus në Ukrainë që tashmë së fundi ka mbushur dy vjet.

Dhe një element shtesë për të cilin kemi punuar shumë është për ta lidhur tregun e punës me arsimimin profesional në mënyrë që të kemi njerëz më shkathtësi të duhura, me çdo diplomë që jepet në shkollat tona të ofrohet edhe një vend pune.

Kemi nisur këtë projekt në 14 komuna, 21 shkolla, 12 profile të ndryshme dhe këtë e kemi mësuar nga diaspora jonë e fuqishme sidomos në Gjermani dhe Zvicër, që po na i çojnë jo vetëm remitencat por edhe etikën e punës dhe dijeninë që kanë”, tha Kurti.

të fundit

Kthimi i emigrantëve dhe lëvizjet për festat e fundvitit/ Unaza e Elbasanit ‘paralizohet’ nga trafiku

Radhë mjetesh disa kilometra jemi mësuar t’i shohim çdo fundjavë teksa qytetarët u drejtohen zonave turistike, kryesisht juglindjes për të…

11 minutes ago

Zgjedhjet në Kosovë/ Votimi për Diasporën nis në 29 përfaqësi diplomatike, mbi 19 mijë të regjistruar me të drejtë vote

Sot, në 29 përfaqësi diplomatike në 18 shtete të ndryshme të botës ka nisur procesi i votimit për mërgatën të…

32 minutes ago

Orinda Huta flet hapur për festivalet në Shqipëri: Harxhon shumë dhe merr energji të keqe

Moderatorja dhe producentja e njohur Orinda Huta ka ndarë një qëndrim të drejtpërdrejtë mbi realitetin e festivaleve muzikore në Shqipëri,…

53 minutes ago

Mungoi dy javë, ish banorja e ‘BBVK’ zbulon ndërhyrjen që bëri

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Lela Seferi, ka vendosur të thyejë heshtjen pas një periudhe mungese nga aktivitetet…

1 hour ago

Çfarë kishte që nuk shkonte në koncertin e Dafinës?

Pallati i Rinisë u mbush mbrëmë me energji dhe ritëm gjatë natës së parë të “Supernova”, ku Dafina Zeqiri dhuroi…

2 hours ago

Shkurta eliminohet nga BBVK 4, akuzon rëndë produksionin në transmetim direkt

Shkurta Haxhiu është eliminuar nga gara e Big Brother VIP Kosova 4, duke u bërë e larguara e dytë e…

2 hours ago