Categories: kosovë

Sadiku kritikon ndryshimet në hapësirën e Presidencës, institucioni mohon largimin e simboleve

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, reagoi ndaj ndryshimeve të vërejtura në hapësirën e Presidencës. Sipas tij, Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk ndodhet më në vendin ku ishte ekspozuar, ndërsa fotografia e presidentit historik Ibrahim Rugova është zhvendosur anash.

Sadiku foli në një konferencë për media pasi u largua nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi. Largimi i tij ishte shenjë pakënaqësie për heqjen nga rendi i ditës të raportimit të anëtarëve të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës së Kosovës.

Të lidhura

None found

Ai e quajti të panevojshëm ndryshimin në hapësirën e Presidencës dhe i kërkoi presidentes Justina Shiroka Pula të reflektojë e të rikthejë gjendjen e mëparshme. Sipas Sadikut, për çështje të tilla duhet të ketë protokolle që zbatohen.

Duke theksuar peshën historike të Ibrahim Rugovës, Sadiku tha se ai nuk mund të shihet thjesht si ish-president apo ish-kryetar i LDK-së. Për të, Rugova mbetet një figurë historike e patejkalueshme për të tashmen dhe të ardhmen. Sadiku shtoi se rëndësi ka jo vetëm fotografia, por edhe ajo që Rugova përfaqëson për brezat e kaluar dhe duhet të përfaqësojë për brezat e ardhshëm.

Presidenca e Kosovës, ndërkohë, i mohoi pretendimet se fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë janë larguar nga hapësirat e institucionit. Në sqarimin e saj për media, ajo tha se asgjë nuk është hequr nga zyra e Presidencës dhe se të dyja vazhdojnë të jenë aty.

Reagimi i Presidencës erdhi pas kritikave të përfaqësuesve të LDK-së për largimin e pretenduar të këtyre simboleve. Më herët, kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, i kishte kërkuar presidentes ta rishqyrtonte vendimin dhe t’i kthente ato në vendin e tyre, duke theksuar rëndësinë historike dhe shtetërore të ish-presidentit Rugova dhe të Deklaratës së Pavarësisë. Presidenca këmbëngul se asnjëri prej tyre nuk është larguar nga institucioni.

të fundit

BIRN: Mangësi në zbatimin e projektit ‘Smart City’! Komisioneri ngre shqetësime për kamerat ‘inteligjente’ në shkolla

Një projektraport monitorimi i sistemit ‘Smart City’ nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale evidenton mangësi në kontratën dhe…

5 minutes ago

De Bruyne në prag të një rikthimi në Premier League, katër skuadra angleze pas tij

Kevin De Bruyne mund të rikthehet në Ligën Premier vetëm një vit pasi u largua nga Manchester City, pasi interesimi…

9 minutes ago

Komisioni për rastin e Arlinda Zekajt nis nesër dëgjimin e dëshmitarëve, ftohet edhe kryetari i Pejës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe anëtari i Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt ka bërë të…

13 minutes ago

Vritet me 10 plumba gazetari në Kosta Rikë, kishte denoncuar lidhjet mes politikanëve dhe karteleve të drogës

Një gazetar 50-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Kosta Rika, pasi prej kohësh publikonte denoncime për lidhjet e dyshuara…

14 minutes ago

Ndërhyrje policore në Sozcu TV, arrestime dhe administrator i caktuar nga qeveria turke

Policia turke ka bastisur në orët e para të mëngjesit selinë e televizionit opozitar Sozcu TV dhe grupit mediatik që…

15 minutes ago

Kupa e Shqipërisë nis sot me dy përballje, Skënderbeu dhe Laçi synojnë kualifikimin

Kupa e ShqipërisëSot do të luhen dy ndeshjet e para të turit të 1/16-tave të Kupës së Shqipërië [...]Read More...

15 minutes ago