Categories: kosovë

Rugova pret së shpejti një kandidat konsensual për president: Ka emra më të përgatitur se unë

Ukë Rugova, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka shprehur bindjen se së shpejti do të dalë një emër konsensual për postin e presidentit.

Të lidhura

None found

Ai tha se shpreson që kjo të ndodhë brenda kësaj jave, ndërsa foli edhe për mundësinë që vetë të propozohej si figurë konsensuale për këtë detyrë.

“Besoj që shpejt do të kemi një emër të një presidenti konsensual. Uroj që të jetë gjatë kësaj jave, ashtu siç e tha edhe kongresisti DeGuardi, dhe besoj që si popull kemi mjaft emra të përgatitur për të qenë president. Unë nuk jam, atë e vendos dikush tjetër, por vet nuk jam në këtë fazë. Ne jemi në shërbim të popullit të Kosovës dhe jemi të gatshëm për të gjitha, por jo në këtë fazë. Besoj që ka emra të tjerë më të mirë e më të përgatitur për t’i shërbyer në këtë fazë Kosovë”, deklaroi Rugova.

Çështja e zgjedhjes së presidentit është prej kohësh pjesë e diskutimeve ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Në fazën fillestare të bisedimeve, LDK-ja kishte kërkuar që posti i kreut të shtetit t’i jepej kësaj partie si një balancë demokratike. Kjo kërkesë, megjithatë, ishte kundërshtuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe drejtuesi i saj, Albin Kurti.

Kurti ka deklaruar se LDK-së i kishte propozuar tri ministri dhe pozitën e zëvendëskryeministrit, por oferta ishte refuzuar. Pas mbledhjes së grupit parlamentar të partisë më të vjetër në vend, Abdixhiku bëri të ditur se LDK-ja nuk do të përfshihet në asnjë marrëveshje, por do të ndihmojë në zgjedhjen e një presidenti konsensual, me synimin që vendi të mos shkojë në zgjedhje.

Në takimin e fundit mes Kurtit, Abdixhikut, Vjosa Osmanit dhe Lutfi Hazirit, palët deklaruan se kishin arritur pajtim për profilin që duhet të ketë presidenti i ardhshëm i vendit.

të fundit

Ditën hamë gaz, natën punojmë/ Studenti i Drejtësisë sfidon Ramën: Nuk na frikësojnë masat ndëshkuese!

Një i ri protestues, i sapodiplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kryeministrit Edi Rama,…

2 minutes ago

Filipçe: Rënia e Vuçiqit po dobëson rrjetin kriminal ballkanik dhe do të prekë lidhjet me Mickoskin

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp theksoi se oktapodi kriminal në Ballkan po shembet pas…

5 minutes ago

Rolando Maran thërret Jasir Asanin për përballjet e fundit të Ligës së Kombeve

Jasir Asani Jasir Asani do të rikthehet te Kombëtarja [...]Read More...

7 minutes ago

Lutfi Dalipi përfshihet në formacionin e javës në Zvicër pas golit spektakolar në stilin e Ronaldinhos

Sulmuesi Lutfi Dalipi ka zënë një vend në formacionin më të mirë të javës në Zvicër.Ylli nga Presheva realizoi ndaj…

7 minutes ago

Dion Gallapeni përfshihet përsëri në formacionin e javës në Poloni

Mbrojtësi i Wisla Plock, Dion Gallapeni sërish ka zënë vend në formacionin më të mirë të javës.Ylli i Kosovës dhuroi…

8 minutes ago

Prokuroria e Pejës sqaron veprimet e ndërmarra pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Prokuroria Themelore në Pejë ka dhënë sot detaje lidhur me vrasjen tragjike të Arlinda Zekajt në Vitomiricë. Në një konferencë…

14 minutes ago