Categories: kosovë

Rrustemi: Mospranimi i LDK-së për koalicion me LVV-në e dërgoi vendin në zgjedhje

Adnan Rrustemi, deputet i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës u detyrohet qytetarëve një sqarim për arsyet pse nuk e pranoi formimin e qeverisë me LVV-në pas zgjedhjeve të vitit 2025.

Ai u shpreh se vendi përfundoi në zgjedhjet e 28 dhjetorit si pasojë e refuzimit të LDK-së për t’u bërë pjesë e një koalicioni qeverisës me LVV-në.

Të lidhura

None found

Po ashtu, Rrustemi vlerësoi se rezultati i LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit ishte më i dobët krahasuar me atë që kishte marrë në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

“Në zgjedhjet e 28 dhjetorit kemi shkuar për shkak të refuzimit të LDK-së për të ardhur në takime dhe për të hyrë në bashkëqeverisje me LVV-në. LDK duhet t’ua sqarojë qytetarëve pse nuk ka ardhur në qeveri me LVV-në në vitin 2025. Pas 28 dhjetorit kjo nuk ka qenë më e nevojshme, megjithatë ne kemi ofruar bashkëpunim për shkak të zhbllokimit të procesit të zgjedhjes së presidentit të Kosovës. Diskutime ka pasur pafund, por nuk ka pasur vullnet. LDK është më e dobët se sa ishte në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025”, ka deklaruar Rrustemi.

I pyetur se kur LVV do të nisë bisedimet me partitë opozitare, ai tha se fillimisht do të shqyrtohet nëse ato kanë reflektuar dhe nëse janë të gatshme të heqin dorë nga bllokadat politike.

“Do t’i fillojmë bisedimet me partitë politike opozitare me shpresë që kanë reflektua dhe do të shofim natyrisht edhe qëndrimet e tyre përveqëse atyre publike dhe do të shohim se opozita a është në kërkim të arsyeve të reja për bllokada tjera apo vërtetë ka reflektua dhe ka vendosur me hequr dorë prej bllokadës dhe me i dhënë vendit institucione….nuk është problemi që ne i donim tri pozitat, por është normale që një program politik qeverisës që i ka fitua zgjedhjet aq më tepër një sistem si i yni që është i rrallë rezultati mbi 50% vetëm VV-ja e ka mbrri, madje në kohën e presidentit historik të Ibrahim Rugovës nuk kishte një rezultat pra 50%”, tha ai ndër të tjera.

Lidhur me dialogun Kosovë–Serbi, Rrustemi deklaroi se Partia Demokratike e Kosovës vazhdon ta cilësojë si të gabuar qasjen e Qeverisë Kurti në këtë proces.

“PDK e konsideron të gabuar qasjen e Kurtit në dialogun me Serbinë. Ata e kanë thënë vazhdimisht dhe vazhdojnë ta deklarojnë publikisht se dialogu aktual po zhvillohet gabimisht dhe se është dashur të vazhdohej me qasjen që ka qenë para vitit 2020. Ne mendojmë të kundërtën. Vlerësojmë se deri në vitin 2020 dialogu në Bruksel ka qenë i konceptuar gabimisht, ku Kosova nuk ka qenë palë e barabartë. Që nga viti 2021, kur kemi ardhur në qeveri, është ndërprerë ai cikël i koncepteve të mëparshme për dialogun me Serbinë”, u shpreh Rrustemi.

të fundit

Faton Peci: Identifikimi i tre intelektualëve të zhdukur, dhimbje për Mitrovicën dhe Kosovën

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar pas konfirmimit të identitetit të Adem Ademit, Fatmir Fazliut dhe Ali Halitit, të…

17 minutes ago

VLEN e cilëson skandal të paprecedent lirimin nga arresti të Artan Grubit dhe Përparim Bajramit

"Lirimi nga arresti i Artan Grubit dhe Përparim Bajramit paraqet skandal të paprecedent dhe tallje të hapur me institucionet shtetërore",…

24 minutes ago

Personeli i KFOR-it stërvitet për evakuimin mjekësor me helikopterë

Personeli mjekësor i KFOR-it dhe ushtarët e Komandës Rajonale-Lindje kanë zhvilluar një trajnim të përbashkët për evakuimet mjekësore dhe operacionet…

27 minutes ago

Dhunoje në trup, jo në fytyrë, që të mos dallohej”/ Rrëfimi i gruas, ish-bashkëshorti i së cilës vrau dy vëllezërit e saj

Gruaja N.N. që ish-bashkëshorti i vrau dy vëllezërit një vit më parë, në një rrëfim ekskluziv për emisionin ”Debat Plus”,…

28 minutes ago

Manchester United përmbys Romën pas disavantazhit prej dy golash

Tri gola në pjesën e dytë ia kanë siguruar Manchester Unitedit fitoren ndaj Romës që avanconte me dy gola në…

28 minutes ago

Interi fiton 3-0 në fushën e Feyenoordit dhe shkon në gjashtë pikë

Interi ka regjistruar fitoren e dytë në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Feyenoordin me rezultat 3-0 në udhëtim. Skuadra italiane…

28 minutes ago