Categories: kosovë

Rrustem Mustafa: Përmendja e emrit tim në aktgjykimin e Hagës nuk më shqetëson

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka thënë se nuk ndjen shqetësim për faktin që emri i tij u përmend në vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Të lidhura

None found

Në një paraqitje në Debat Plus, Mustafa theksoi se për të ka më shumë peshë vetë vendimi ndaj katër ish-udhëheqësve të UÇK-së, të cilin e quajti të padrejtë.

“Aktgjykimi i keq që u dha për bashkëluftëtarët tanë i bën të parëndësishme se kush përmendet, çfarë thuhet dhe çfarë ngrihet mbi atë dokument, mbi atë urdhër aktgjykimi që u shpall më 16 shtator. Të gjitha rëndësitë e tjera zbehen, e rëndësishme është që është aktgjykim i padrejtë”, u shpreh ai.

Emri i Rrustem Mustafës u përmend në aktgjykimin e 16 shtatorit krahas emrave të Lahi Brahimajt, Fatmir Limajt, Sylejman Selimit, Latif Gashit, Shukri Bujës dhe Sabit Gecit, edhe pse asnjëri prej tyre nuk ishte i akuzuar në këtë çështje.

Gjatë shpalljes së vendimit, trupi gjykues i Dhomave të Specializuara deklaroi se këta persona bënin pjesë në “ndërmarrjen e përbashkët kriminale”.

Mustafa shtoi se nuk e konsideron shqetësuese përmendjen e emrit të tij. “Nuk më dëmton që u përdor emri. Unë jam mik me ata që u dënuan. Nuk kam arsye të frikësohem”, tha ai.

Sa i përket luftës së UÇK-së, Mustafa u shpreh se ajo kishte zgjatur shkurt dhe, sipas tij, kishte natyrë më tepër politike. “Lufta e UÇK-së ishte një moment i shkurtër. Lufta jonë ishte më shumë politike. Kemi pasur armë që krismat tona të dëgjoheshin te miqtë tanë, te shtetet e qytetëruara, të cilat u përgjigjën dhe na erdhën në ndihmë”, deklaroi Mustafa.

të fundit

Tifozët irlandezë në revoltë: Thirrje futbollistëve për bojkot të ndeshjes kundër Izraelit

Përpara dy ndeshjeve të Ligës së Kombeve midis Irlandës dhe Izraelit, tensionet janë rritur me protesta në Dublin, thirrje për…

36 seconds ago

Arrest shtëpiak për Vlora Hysenin, Bytyçi vë në dyshim procedurën e shkarkimit nga Rama

Profesori Enver Bytyçi ka komentuar rastin e Vlora Hysenit, duke theksuar se pas vendimit të SPAK-ut dhe GJKKO-së për arrest…

4 minutes ago

Kisha në Panama raporton 37 raste abuzimi seksual nga klerikët gjatë 24 viteve

Kisha Katolike e Panamasë ka regjistruar 37 akuza për dhunë seksuale ndaj të miturve dhe personave vulnerabël nga anëtarë të…

6 minutes ago

Reijnders flet hapur për kalimin në Arabi: Shumat ishin aq të mëdha sa nuk mund të refuzoheshin

Mesfushori holandez Tijjani Reijnders vendosi të largohej nga Evropa dhe të transferohej nga Manchester City në Arabinë Saudite në kulmin…

13 minutes ago

I suspect they receive payments from Serbia… – Rexhep Shahu makes a harsh statement about Kosovo

Gazetari Rexhep Shahu ka reaguar ashpër ndaj zërave që thonë se pas vendimit të Gjykatës Speciale rrezikohet pavarësia e Kosovës.…

16 minutes ago

Kallas meets Kurti and Vučić in New York: Clear message on dialogue

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politika të Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas, u takua dje në Nju-Jork me…

16 minutes ago