Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka njoftuar se ka nisur zgjerimi i segmentit rrugor QMI – Lipjan, i njohur si N25.
None found
Sipas tij, bëhet fjalë për një projekt 3.8 kilometra të gjatë, me një kosto kontraktuale prej 6.8 milionë euro, investim ky që synon të lehtësojë trafikun dhe të forcojë parametrat e sigurisë në këtë aks.
Gjatë angazhimeve në terren, janë shfaqur disa vështirësi të natyrës nëntokësore, konkretisht problematika me rrjetin e ujësjellësit dhe mungesën e sistemit të kanalizimeve të zeza.
Për të kapërcyer këto pengesa, Basha theksoi se po mbahen konsultime dhe po bashkërendohen veprimet me të gjitha palët e përfshira, me qëllim që rruga të ndërtohet sipas standardeve dhe të respektohet afati i përcaktuar. Ai pranoi se mund të ketë ndërlikime gjatë procesit, por siguroi se do të ndjekin nga afër ecurinë dhe do të ndërhyjnë në kohë për zgjidhjet e duhura, duke synuar përmbylljen sa më të shpejtë dhe cilësore të punimeve.
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, është takuar në Tiranë me kryeministrin Edi Rama, duke vlerësuar marrëdhëniet mes dy…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar për kontratën e re prej 18.6 milionë eurosh, pa…
Gjykata e Korçës ka dënuar me 7.4 vite burg Stiljan Pashon, ish-zëvendësdrejtorin e Kufirit në qarkun e Korçës, i akuzuar…
Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj Fadil Zogajt dhe Ekrem Selimit, të…
Florin Bratu dhe Edi Martini, trajnerët e parë të shkarkuar në Superiore Largimi i Florin Bratu nga stoli i Partizanit…
Lamine Yamal është sot një nga yjet më të mëdhenj të futbollit botëror, por rrugëtimi i tij drejt majës nuk…