Categories: kosovë

Rritja e vapës rikthen kërkesat për kufizimin e orarit të punës

Me rikthimin e temperaturave të larta, shtohet edhe rreziku për punëtorët që qëndrojnë më së shumti nën rrezet e diellit, veçanërisht ata të sektorit të ndërtimtarisë.

Për këtë arsye, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura ka kërkuar që të vihet sërish në zbatim vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë, i cili mes tjerash parashihte kufizim të orarit të punës dhe lirim nga puna për disa kategori të caktuara.

Të lidhura

None found

Eksperti i sigurisë në punë, Arian Ibishi, i cilëson temperaturat ekstreme si rrezik serioz për shëndetin dhe sigurinë e punëtorëve, ndërsa nënvizon edhe detyrimet që kanë punëdhënësit ndaj tyre.

“Sigurimi i ujit të pijës në sasi të mjaftueshme duhet të jetë kyç, pushime të rregullta në vendet e punës ku mundet me pas edhe hije të freskëta, shmangien e punëve të rënda gjatë procesit të punës”, ka thënë Ibishi.

Për pasojat që mund të sjellë vapa flet edhe mjeku familjar Rushit Ismajli, i cili përmend edhe profesione të tjera që mund të preken nga temperaturat e larta.

‘Ata të cilët punojnë në ndërtimtari, në bujqësi apo edhe në ambiente të mbyllura, në kuzhina edhe kjo mund të shkaktoj që të ngulfaten për shkak të mungesës së avullimit të tyre, mumgesës së largimit të temperaturës, mund të shkaktoj marramendje mund të shkaktoj mundim apo në raste ekstreme edhe humbje të vetëdijes”, ka thënë Ismajli.

Sipas Ismajlit, përveç punëtorëve që ekspozohen drejtpërdrejt ndaj diellit, edhe kategori të tjera mund të përballen me probleme shëndetësore.

‘Ne zakonisht flasim për grupmoshat që janë më të rrezikuara, si fëmijët, gratë shtatëzënat personat me sëmundje kronike sidomos me hipertension por të rrezikuar më shumë janë punonjësit e ndërtimtartisë sepse ata qëndrojnë në temperatura të larta”, ka shtuar Ismajli.

Në dy vitet e fundit, Ministria e Shëndetësisë, kryesisht gjatë muajit korrik, kishte marrë masa kufizuese, duke ndaluar punën nga ora 11:00 deri në orën 17:00.

Me vendim të këtij institucioni, gratë shtatzëna liroheshin nga puna, ndërsa për qytetarët me sëmundje kronike shkurtohej orari i punës.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë për Dukagjinin se deri tani nuk kanë marrë rekomandime nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike për ndërmarrjen e masave.

Ndërkohë, temperaturat e larta kanë përfshirë tashmë disa vende të Evropës, ku janë raportuar edhe viktima.

të fundit

Kallëzim penal për 61-vjeçarin nga Shkupi, dyshohet se sulmoi fizikisht një polic në Makedonski Brod

MPB njofton se ka ndaluar një 61-vjeçar nga Shkupi, i cili dyshohet se ka sulmuar një nënpunës policor."Zyra e Jashtme…

1 minute ago

Automjeti përfshihet nga flakët në rrugën Kuç-Qeparo, ndërhyjnë zjarrfikësit

Një automjet është përfshirë nga flakët këtë të enjte dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç-Qeparo. Menjëherë pas njoftimit,…

5 minutes ago

Prokuroria zbardh detaje për plagosjen në Podujevë: në konflikt u përfshinë daja, nipi dhe një i afërm

Prokuroria ka konfirmuar se të përfshirët në plagosjen që ndodhi sot në Podujevë janë daja me nipin, si dhe një familjar…

7 minutes ago

Misajlovski: Despite the heavy strain on the defense budget, equipment for the Army is arriving without delays

Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajlovski sot ka përmbledhur rezultatet e mbrojtjes dhe ushtrisë në dy vitet e fundit, duke theksuar…

9 minutes ago

Kurti held a meeting with representatives of the “America250” initiative

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim delegacionin e iniciativës “America250”, një projekt dypartiak i…

9 minutes ago

Më shumë se 20 persona shoqërohen pas incidenteve në protestë, qytetarë mblidhen te Komisariati nr. 3 dhe bllokohet rruga “Mine Peza”

Mbi 20 protestues janë ndaluar për shkak të tensioneve të ndodhura në protestën para Kuvendit ditën e sotme. Qytetarët kanë…

9 minutes ago