Categories: kosovë

Rrëzimi i vinçit në Prishtinë, Hoti kërkon përgjegjësi të plotë dhe paralajmëron inspektime me dronë

Dy të rinj u lënduan dje nga rrëzimi i një vinçi në Lagjen e Spitalit. Njëri prej tyre, 26 vjeç, nuk u mbijetoi plagëve dhe ndërroi jetë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Të lidhura

None found

Për këtë ngjarje ka folur ministri në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti. Ai deklaroi se rasti po shqyrtohet dhe hetohet nga Inspektorati Qendror i Punës, Inspektorati i Komunës së Prishtinës dhe organet e tjera të drejtësisë.

Në një prononcim për kp, Hoti e cilësoi ngjarjen si tragjike dhe shumë të rëndë, ndoshta më të rëndën për të cilën kanë informacione. Sipas tij, është shumë e ulët që rasti të shfrytëzohet për sulme ndërmjet palëve të nivelit qendror dhe atij komunal.

Ai tha se Inspektorati Qendror i Punës ka publikuar një deklaratë apo reagim lidhur me rastin. Nga informacionet paraprake të siguruara deri tani, pajisja ose vinçi ndodhej në proces montimi në momentin e ngjarjes.

Hoti theksoi se përfundimet dhe hollësitë e tjera do të bëhen të ditura pasi prokuroria të paraqesë versionin e saj dhe Inspektorati Qendror i Punës të përfundojë raportin e plotë. Ai kërkoi që ngjarje të tilla të mos përdoren në mënyrë të papërgjegjshme, duke shkaktuar shqetësim shtesë për familjet.

Sipas tij, përgjegjësia duhet të kërkohet deri në fund dhe cilido që konstatohet se është përgjegjës duhet të japë llogari. Hoti shtoi se kompetencat janë të ndara dhe të përcaktuara qartë me ligj, ndërsa prokuroria, duke u mbështetur në legjislacionin në fuqi, do ta marrë vendimin përfundimtar.

Ministri në detyrë njoftoi gjithashtu se sot është marrë një vendim që, sipas tij, pritet të publikohet nesër. Në bazë të këtij vendimi, nga 1 shtatori Inspektorati Qendror i Punës do të kalojë vetëm në inspektime dixhitale, ku përfshihet edhe përdorimi i dronëve nëpër vendpunishte.

Hoti shpjegoi se inspektorët do ta kryejnë punën përmes laptopëve, telefonave ose formave të tjera të teknologjisë. Me nisjen e regjistrimit të të dhënave nga inspektori, informacionet do të dërgohen automatikisht në sistem dhe në serverët përkatës.

Ai vlerësoi se kjo mënyrë pune do të mundësojë më shumë transparencë, si dhe kontroll mbi inspektorët. Sipas Hotit, dixhitalizimi pritet ta rrisë kontrollin dhe efikasitetin e tyre, ndërsa prej 1 shtatorit në funksion të inspektimeve do të vendosen edhe dronët.

të fundit

Maqedoni, aplikacioni “m.Uslugi” sjell letërnjoftimin dhe lejen e vozitjes në celular nga 28 tetori

Ministria e Transformimit Dixhital do të lançojë zyrtarisht aplikacionin e ri celular "m.Uslugi" më 28 tetor, njoftoi ministri Stefan Andonovski.Aplikacioni…

23 seconds ago

Një video tjetër e Porsche zbulon tahometrin e Mission S që ngjitet deri në 8,000 rpm

Porsche ka publikuar një video të re ngacmuese për supermakinën e saj të ardhshme, Mission S, duke zbuluar një detaj…

2 minutes ago

“Zegjineja ka më shumë dinjitet sesa Braçe dhe Spiropali”- Votimi i Reformës Territoriale, deputeti i PD ironizon socialistët: Këta bëjnë si disident, zëri ndryshe në PS

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka ironizuar dy deputetët e PS, Erion Braçe dhe Elisa Spiropali, që edhe pse u…

3 minutes ago

JD Vance nuk do ta ndjekë transmetimin e ekzekutimit të Nidal Hasan, Trump: E meriton dënimin me pushkatim

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka deklaruar se nuk do ta ndjekë transmetimin e mundshëm të ekzekutimit të Nidal Malik Hasan,…

4 minutes ago

Egnatia feston para transfertës në Laç, kapiteni Albano Aleksi mbush 34 vjeç

EgnatiaPërmes postimit të fundit në rrjetet sociale, klubi i Egnatias ka uruar për ditëlindjen mesfushorin dhe kapitenin Albano Aleksi [...]Read…

4 minutes ago

ShKK ndalon një pako me 87 gramë narkotikë që po tentohej të futej në Burgun e Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK), nëpërmjet një postimi në Facebook ka njoftuar se e kanë parandaluar futjen e kontrabandës në…

8 minutes ago