kosovë

Rregullorja e re e BQK, Albin Kurti mesazh në gjuhën serbe: Kosova nuk ka ndaluar dinarin, por futjen e tij me thasë përmes kufirit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të dielën se rregullorja e Bankës Qendrore nuk e ndalon Serbinë që të ndihmojë financiarisht qytetarët e komunitetit serb në Kosovë dhe sipas tij çdo pohim i të kundërtës është propagandë e rreme që synon krijimin e tensioneve etnike.

Ai i bëri këto komente përmes një video mesazhi në gjuhën serbe, në të cilin tha se Kosova nuk e ka ndaluar dinarin serb, por futjen e tij me thasë përmes kufirit.

“Deri më tani, mënyra e futjes dhe transportit të parave përtej kufijve u mundësonte grupeve kriminale të merrnin para të importuara ilegalisht, duke forcuar kështu ndikimin e tyre mbi popullin, duke frikësuar masat dhe duke inkurajuar kriminelët nga kreu i shtetit serb”, tha kryeministri Kurti.

Ai tha se Banka Qendrore e Kosovës i ka ofruar lehtësime për konvertimin e dinarëve në euro Bankës Popullore të Serbisë dhe ka siguruar hapjen e llogarive bankare në euro për ata që ende nuk e kanë bërë këtë, pa pagesë.

“Përmes tyre mund të merret edhe ndihma për komunitetin serb, e dërguar nga qeveria e Beogradit, e pranuar në euro dhe e regjistruar përmes llogarisë bankare për hir të transparencës dhe vendosjes së ligjshmërisë. Në këtë mënyrë, shuma e parave të dërguara nga Beogradi do të përputhet saktësisht me paratë që do të merrni në Kosovë”, tha kryeministri Kurti duke nënvizuar se qeveria e tij do të bëjë gjithçka që përmes fushatave informuese të mundësojë një periudhë kalimtare të lehtë.

“Gjëja më e rëndësishme është të kuptohet dhe besohet se vendosja e shtetit ligjor është e pashmangshme, dërgimi i parave përmes transaksioneve bankare është i pakompromis dhe gëzimi i të drejtave të fituara deri më tani në mënyrë të lirë, nga autoritetet shtetërore në Kosovë, është një pjesë e domosdoshme e garantimit të lirisë së të gjithë qytetarëve për të marrë çdo ndihmë financiare nga cilado palë apo autoritet që vjen përmes rrugëve ligjore”, tha kryeministri Kurti në video mesazhin e tij drejtuar serbëve të Kosovës.

Video mesazhi i kryeministrit Albin Kurti pasoi trysninë perëndimore ndaj Kosovës për një periudhë kalimtare rreth zbatimit të vendimit për përdorimin e valutës Euro si të vetmen në Kosovë.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në disa raste kërkuan nga qeveria e Kosovës që të pezullohet zbatimi i vendimit të Bankës Qendrore menjëherë duke shfaqur shqetësimin se çështja mund të nxisë tensione të reja.

Autoritetet në Kosovë janë pajtuar për një periudhë kalimtare për të sqaruar dhe shmangur paqartësitë rreth rregullores së Bankës Qendrore që ndalon përdorimin e dinarit serb në Kosovë, por pa dhënë një afat kohorë për të.

Çështja e dinarit serb u diskutua të enjten e javës së kaluar me tone të ashpra të ndërmjet udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe me thirrjet e ambasadorëve perëndimorë që palët të përmbahen nga veprimet e njëanshme që mund të çojnë drejt përshkallëzimit të situatës.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, akuzoi autoritetet në Kosovë se me veprime e tyre po e pamundëson jetën e serbëve.

Qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë i marrin pagat dhe pensionet nga Serbia në dinarë serbë i cili përdoret për pagesa në mjediset me shumicë serbe, posaçërisht në veri të vendit.

të fundit

“Big Brother Vip”/ Debat i ashpër mes Mirit dhe Kejsit: O morr, o skuth, ule kokën kur të kaloj unë…

Ditën e sotme, një debat i ashpër ka ndodhur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri mes Mirit dhe Keijsit.…

7 minutes ago

Plani i arratisjes së Altin Ndocit, publikohen emrat e personave të skeduar nga drejtësia

Edmond Gjyzeli dhe Izmir Kusi, janë dy emra që po verifikohen nga grupi hetimor pasi rezultojnë se gjatë muajve të…

37 minutes ago

VanHorn: Krimi shqiptar bashkëpunon me kartelet e Amerikës Latine, po forcojmë SPAK dhe BKH

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy VanHorn, deklaroi se lufta kundër krimit të organizuar dhe…

60 minutes ago

Hakerimi i sistemit të SPAK/ Berisha publikon bisedën mes Rrokajt dhe Gjonit: Ah mos e hapsha dot, do t’i shkruaj Ramës, hajde t’u… ropt

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar sot pjesë nga dosja hetimore për hakerimin e sistemit në Prokurorinë e…

1 hour ago

Kush je ti, dil përjashta/Prishet marrëdhënia mes Selin dhe Mirit: Mos më fol më…

Banori i "Big Brother Vip Albania 5", Miri, i ka shprehur Selin se ajo është bërë pjesë e një komploti…

2 hours ago

Rama: Nuk do falet askush, ushqimet mund të bllokohen nëse nuk përmbushin kriteret e sigurisë

Kryeministri Edi Rama, në takimin me grupin parlamentar dhe drejtuesit e komisioneve, ka folur ndër të tjera për sigurinë ushqimore…

2 hours ago