kosovë

Rrëfimi tronditës i të atit të Naim Murselit: Minutat e para pasi mësuam mbi ngjarjen

Babai i Naim Mureselit tregon për mediat në Kosovë për momentin e rëndë kur mori lajmin për vrasjen e Liridona Ademajt. Ai rrëfeu se sapo ka hyrë në shtëpi në Suedi, djali i tij i dytë e ka thirrur për t’ia dhënë lajmin e vrasjes së Liridonës.

“Unë diku rreth orës 8:20 por sa kam hyrë në shtëpi në Suedi, me ka thirr djali i dytë edhe veç me kanë thënë ‘Babë, e kanë vra Liridonën’. Aty plasi vaji. Liridonën e kemi dashtë më shumë se fëmijët e mi. Kemi udhëtuar 35 orë. Gjatë rrugës, unë e kam parë intervistën e dhënë nga Naimi. ‘Na dolën hajnat në rrugë, na i plaçkitën gjërat. Unë ika me fëmijë, gruan ma vranë’. Të vetmin detaj atë e kam pasur. Nuk kisha mundësi edhe me vozitë edhe me përcjellë media.“ – u shpreh ai.

I pyetur nga për momentin kur ka kuptuar se djali i tij akuzohet se ka porositur vrasjen, ai tha se ka qenë në një moment të vështirë dhe nuk ka pasur mundësi të përcjellë media ose të marrë informacione të tjera rreth ngjarjes.

“Besoni, ju betohem… dikush kish pas informacione të ndryshme por unë me që kam qenë që i thojnë ‘kryeshnosh’, kurrë asnjë indikacion se kam ditë. U kry varrimi, jam ardh në shtëpi plotë me njerëz para pas t’u folë, qatëherë e kam taku djalin tim edhe mu ka vërsul tha ‘mos jep deklarata se i prish hetimet’. I thashë që unë s’kam informacion, unë fola vetëm çka dëgjova”, tha ai për “Nacionale”.

 

 

Ai ka mohuar të ketë komunikim me Naimin pas arrestimit derisa ka treguar se si është tronditur kur është njoftuar nga Policia se Naim Mureseli dyshohet se ka porositur vrasjen e Liridona Ademajt.

“Unë jam shumë i tronditur. Liridonën e kam dashtë më shumë se vajzat e mia. Ishin disa policë aty, kontrolluan, nuk kishte asgjë. Një polic kërkoi ta lirojmë dhomën. Jemi ulur në krevat unë e ai polici. Më tha ‘Zotëri po me vjen shumë keq, kemi prova të mjaftueshme që Naimi është kryersi i veprës’. Aty unë jam trondit sepse me ma pas dhënë krejt botën nuk do të më shkonte as mendja që djali im e bënë atë.”

të fundit

Në kërkim si pjesëtar e një organizate kriminale/ Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, pritet ekstradimi drejt Italisë

Një 35-vjeçar nga Tirana, është arrestuar nga policia për llogari të autoriteteve italiane, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar, si pjesë…

23 minutes ago

Dështon gara për drejtorin e ri të Gardës së Republikës, zbulohet arsyeja

Gara për drejtorin e ri të Gardës së Republikës së Shqipërisë, ka dështuar në minutën e fundit. Kandidatëve që morën…

44 minutes ago

Qëndrimi i ftohtë ndaj Mateos, a ka Brikena një lidhje jashtë? Ja si qëndron e vërteta

Pas surprizës që Mateo i bëri spektaklin e kaluar Brikenës dhe reagimit të kësaj të fundit tepër ftohtë, banorët kanë…

54 minutes ago

Tentuan të grabisin shtëpinë e lojtarit të Premier Ligës, burg për 2 shqiptarët në Angli (EMRAT)

Dy shqiptarë janë dënuar me nga 4 vite e 8 muaj secili pasi grabitën 7 prona, përfshirë edhe shtëpinë e…

1 hour ago

Debati për rritjen e pagave, reagon Shoqata e Prokurorëve: Gjykimi kushtetues të përfundojë i pandikuar nga çdo presion

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, ka dalë në një reagim publik, lidhur me debatin për rritjen e pagave,…

2 hours ago

Shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj

Ministria e Punëve të Brendshme, ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e IdentiTek Freskida Halilaj. Ende nuk dihen motivet e qarta…

2 hours ago