kosovë

Rrëfim rrënqethës/ “Ata janë krejt bota jonë”: Gjyshërit nga Kosova udhëtuan pa viza për të parë për herë të parë nipin dhe mbesat

Teksa po pinin kafenë e zakonshme të mëngjesit në Prishtinë, ditën e parë të vitit 2024, Palokë Berishaj bashkë me gruan e tij, Radicën, morën një telefonatë me një kërkesë jo aq të zakonshme.

I biri Viktori, që jeton në Bruksel të Belgjikës, iu tha të bëhen gati për një fluturim pasdite, që do t’i dërgonte ata për një vizitë të shpejtë atje për të takuar nipin dhe mbesat.

“Mendoja se po bën shaka, mu rrënqeth trupi”, thotë Paloka në postimin e tij, për të cilin udhëtimet për në Evropë nuk kanë qenë aq të thjeshta për vite me radhë.

Por, me nisjen e vitit 2024, qytetarëve të Kosovës iu mundësua udhëtimi pa viza, Në atë që njihet si zona Schengen, e që përbëhet prej 27 vendeve të Evropës.

Si Paloka e Radica edhe shumë gjyshër, prindër, motra dhe vëllezër, këtë vit të ri janë bashkuar me të dashurit e tyre që jetojnë jashte vendit.

Kosova ishte e fundit nga rajoni i Ballkanit Perëndimor që e fitoi këtë të drejtë. Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut e kishin nga viti 2009, ndërsa Shqipëria dhe Bosnje e Hercegovina nga viti 2010.

të fundit

Parashikimi i motit 26 Gusht 2025

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë fillimisht me vranësira…

6 minutes ago

Mbështetja sociale/ Raporti: Shqipëria ofron përfitimin më të ulët në rajon, vetëm 70 euro

Shqipëria është vendi me mbështetjen më të ulët sa i takon përfitimeve sociale të familjeve në nevojë. Një raport i…

14 minutes ago

Horoskopi 26 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria…

8 hours ago

Vuçiç përsërit thirrjen ndaj protestuesve për dialog: Iu kam ofruar atyre debat të hapur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka përsëritur të hënën thirrjen e tij për dialog me protestuesit, pas nëntë muajve…

8 hours ago

EMRAT/ Identifikohet viktima e aksidentit në Vorë, policia shoqëron në komisariat shoferin

Kujtim Luka 66 vjeç është viktima e aksidentit të mbrëmjes së kësaj të hëne në Vorë. Sipas raportimeve, Luka u…

8 hours ago

“Nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së”, Osmani: Ne nuk flirtojmë me fuqi të tjera! Rusia, Kina e Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së fundi ka zhvilluar një intervistë për televizionin polak “TVP World” ndërsa është pyetur për…

9 hours ago