kosovë

Rohde: Banjska ndryshoi gjithçka, autorët të dalin para drejtësisë dhe të ndëshkohen

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur lidhur me sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator, ku ka thënë se Banjska ndryshoi gjithçka.

Rohde ka thënë se ai vetë as nuk e ka imagjinuar se do të ndodhte diçka e tillë, derisa ka kërkuar që autorët të dalin para drejtësisë dhe të ndëshkohen, raporton Express.

Të lidhura

None found

“Banjska ndryshoi gjithçka. Ishte një sulm terrorist. Këta nuk ishin qytetarë të pakënaqur, por kishin raketahedhës, automatikë, granata… Jemi ende në kërkim të autorëve të dyshuar që duhet të dalin para drejtësisë. Vetë Milan Radoiçiq tha se është përgjegjës, por ende nuk ka përgjegjësi, nuk mund të pranojmë parimin e mosndëshkimit. Nëse kryen një krim, duhet të gjykohesh. Shpresojmë se Serbia është duke punuar në këtë”, ka deklaruar Rohde në një intervistë për Kosovo Online.

Ambasadori gjerman ka bërë me dije se Gjermania do ta shtojë praninë e saj në Kosovë me një kontigjent nga maji.

“Personalisht, nuk mund ta imagjinoja se do të ndodhte diçka e tillë, dhe për këtë arsye NATO e shtoi praninë e saj dhe Gjermania do të bëjë të njëjtën gjë me një kontingjent të ri nga maji. Ajo që duam është paqe dhe stabilitet. Sulmet si ky janë saktësisht e kundërta e kësaj. Nëse nuk dënohen autorët e sulmit në Banjskë, si mund të rritet besimi mes dy vendeve. Kjo ishte një punë e madhe dhe me të vërtetë autorët duhet të ndëshkohen”, ka deklaruar Rohde.

të fundit

Liverpooli hyn fuqishëm në garë për Gilberto Morën pas shpërthimit të tij në Kupën e Botës 2026

Gilberto Mora është kthyer në një nga emrat më të nxehtë të futbollit botëror pas paraqitjeve të tij në Kupën…

2 minutes ago

Qytetarët mbështesin masat e reja më të forta për trotinete elektrikë

Qytetarët mirëpresin ndryshimet ligjore, që parashohin masa më të rrepta për përdoruesit e trotineteve elektrikë. Ata thonë se ky mjet…

8 minutes ago

Demokratët Evropianë mbështesin protestat në Tiranë: Evropa të jetë në krah të të rinjve që ngrejnë zërin

Partia Demokratike Evropiane (PDE/EDP) ka reaguar për protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke theksuar se demokracia nuk duhet t’i…

19 minutes ago

54-vjeçari humb jetën në Otranto pasi shpëtoi nga deti dy binjakët e tij 8-vjeçarë

Një episod i rëndë është shënuar në plazhet e Otrantos, ku një 54-vjeçar humbi jetën pasi arriti t’i nxirrte nga…

20 minutes ago

Zyrtare te Vllaznia, Emiljano Musta largohet nga Elbasani dhe firmos me rivalët e Superiores

Emiljano MustaNuk ka më dilema, Emiljano Musta është lojtari më i ri i Vllaznisë [...]Read More...

26 minutes ago

Robert Dragot Aliaj calls for massive turnout at protest: Where are the patriots of stadiums and concerts when the country is in danger?

Aktori Robert Dragot Aliaj ka dhënë një mesazh në faqen e tij në Facebook. Me një video-mesazh ironik dhe të…

30 minutes ago