Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar pas dokumentit të publikuar nga ish-deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj, lidhur me dërgimin e vagonëve të kompanisë publike Trainkos në Serbi për riparim gjatë vitit 2024.
None found
Rizvanolli ka konfirmuar se vagonët janë dërguar në Zrenjanin të Serbisë, por ka theksuar se kjo nuk është hera e parë që zbatohet një praktikë e tillë, pasi një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në vitin 2017.
Sipas ministres në detyrë, vagonët u dërguan për herë të parë në Zrenjanin menjëherë pas blerjes së tyre, ndërsa procedura ishte iniciuar gjatë Qeverisë Mustafa. Përurimi i mjeteve pas riparimit, ndërkohë, ishte zhvilluar gjatë Qeverisë Haradinaj nga ministri i atëhershëm i Infrastrukturës, Pal Lekaj.
“Vagonët janë dërguar për riparim në Zrenjanin në Serbi për herë të parë më 2017, sapo janë blerë, në procedurë të nisur në kohë të Qeverisë Mustafa e të përuruar në kohë të Qeverisë Haradinaj, nga ministri Pal Lekaj”, ka deklaruar Rizvanolli.
Ajo ka pyetur gjithashtu nëse Aleanca e kishte konsideruar problem këtë çështje në vitin 2017, kur Pal Lekaj, në cilësinë e ministrit, kishte marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të vagonëve të riparuar në Serbi.
Debati u rikthye pas publikimit nga Daut Haradinaj të një dokumenti të Trainkos-it, i datës 13 nëntor 2024. Dokumenti lidhet me projektin “Riparimi i Mesëm i Vagonëve të Udhëtarëve” dhe kontratën me numër 10908-24-1153-2-1-1/C175.
Në dokument thuhet se një komision i Trainkos-it kishte shkuar më 6 tetor 2024 në punëtorinë e kompanisë “Shin Voz d.o.o.” në Zrenjanin të Serbisë. Raporti sqaron se punimet në atë punishte kishin nisur më 7 nëntor 2024 dhe se pas riparimit të mesëm ishin kryer edhe testimet e vagonëve.
Raporti arrin në përfundimin se vagonët i plotësonin parametrat e kërkuar dhe ishin pranuar teknikisht. Pranimi fizik i tyre, sipas dokumentit, do të realizohej pasi vagonët të ktheheshin në territorin e Kosovës.
Pas publikimit të materialit, ish-zyrtari i sigurisë, Burim Ramadani, e lidhi dërgimin e vagonëve me periudhën pas sulmit në Banjskë dhe akuzoi institucionet për transferimin e parave publike drejt Serbisë.
“Pas sulmit në Banjskë, pushteti bën biznes direkt në Serbi. I japin kontratë Serbisë. Shkojnë në Serbi për renovim të vagonëve. Krejt kjo në vitin 2024”, kishte shkruar Ramadani.
Momente terrori ka përjetuar familja e një miliarderi brazilian në Saint-Tropez, pasi katër persona të armatosur hynë me forcë në…
Real Madridi po përballet me mungesën e një mesfushori të nivelit të lartë që mund të organizojë lojën dhe të…
Ministrja Fitore Pacolli ka njoftuar sot për memorandumin e nënshkruar me Komunën e Skenderajt për banimin social. Ky investim do…
Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, prokuroria pritet të rihapë hetimet për Gjergj Cukalin, i dyshuar për vrasjen e ish-policit…
Në Gjermani po rritet numri i të rinjve që pas përfundimit të shkollës nuk arrijnë të integrohen në tregun e…
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë…