Categories: kosovë

Rizvanolli: Kosova synon deri në 100 MW të rinj nga ankandi për energjinë e erës

Kosova pritet të hedhë një hap me peshë në zgjerimin e burimeve të saj energjetike dhe në shtimin e investimeve në energji të pastër përmes ankandit për ndërtimin e kapaciteteve të reja të energjisë së erës.

Në funksion të këtij procesi, Ministria e Ekonomisë mbajti konferencën zyrtare para dorëzimit të ofertave për tenderin e energjisë së erës në Kosovë (Kosovo Wind Tender – Pre-Bid Conference), me synimin që vendi të shtojë deri në 100 megavat kapacitete të reja gjeneruese nga era, raporton KosovaPress.

Të lidhura

None found

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, theksoi se zhvillimi i energjisë së ripërtëritshme është i domosdoshëm si për përmbushjen e zotimeve që Kosova ka ndaj Bashkimit Evropian, ashtu edhe për rritjen e prodhimit vendor të energjisë.

Rizvanolli: Kosova do të shtojë deri në 100 megavat kapacitete të reja gjeneruese

“Janë të domosdoshme burimet e ripërtishme të energjisë, që të jemi në përputhje me zotimin që i kemi dhënë drejt be. Qasja e Kosovës në vitet e fundit ka qenë e qartë. Po shtojmë prodhim vendor të energjisë që vjen nga burimet e ripërtrishme dhe po sigurohemi që çdo investim i ri të jetë afatgjatë… Ankandi për energjinë e erës, që po diskutojmë sot, i shërben pikërisht këtij vizioni. Përmes tij, Kosova do të shtojë deri në 100 megavat kapacitete të reja gjeneruese dhe ky proces vjen pas përmbylljes së suksesshme të një faze të mëhershme të kualifikimit, ku tre ofertues të para kualifikuar tashmë janë të ftuar të përgatisin ofertat e tyre teknike dhe financiare”, tha Rizvanolli.

Kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), Ymer Fejzullahu, e përshkroi këtë konferencë si një pikë të rëndësishme në rrugën e Kosovës drejt një sistemi elektroenergjetik më të qëndrueshëm dhe më konkurrues.

Fejzullahu: Një hap të rëndësishëm drejt transformimit të sektorit energjetik

“Kjo konferencë shënon një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e Kosovës drejt një sistemi elektroenergjetik të qëndrueshëm, më konkurrues dhe më të integruar me zhvillimet evropiane në sektorin e energjisë. Organizimi i ankandit për energji të ripërtëritshme nga era përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt transformimit të sektorit energjetik, rritjes së sigurisë së furnizimit dhe përmbushjes së objektivave kombëtare për një zhvillim të qëndrueshëm të sektorit të energjisë. Sektori i energjisë në Kosovë, si dhe në shumë vende të tjera, po kalon një periudhë transformimi të thellë. Sfidat me të cilat përballemi, siç janë dekarbonizimi, siguria energjetike, rritja e kërkesës për energji dhe procesi i integrimit të tregjeve të energjisë elektrike, kërkojnë politika të kujdesshme, po ashtu edhe vendime të kujdesshme që nxisin investime të qëndrueshme. Në këtë kontekst, energjia e erës paraqet një mundësi të jashtëzakonshme për Kosovën”, tha ai.

Nga ana tjetër, kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it, Trim Tërnava, njoftoi se për të gjithë ofertuesit pjesëmarrës tashmë janë rezervuar kapacitetet e nevojshme për kyçje në rrjet, në mënyrë që procesi të zhvillohet me barazi dhe siguri.

Tërnava: KOSTT veçse ka rezervuar kapacitetet e nevojshme të kyçjes në rrjet

“Është shumë e rëndësishme të theksohet sot se, lidhur me kyçjet në rrjet, KOSTT veçse ka rezervuar kapacitetet e nevojshme të kyçjes në rrjet për të gjithë ofertuesit pjesëmarrës në këtë proces dhe këto kapacitete do të mbesin të rezervuara deri në përfundimin e këtij procesi të ofertimit. Kjo ka për qëllim që t’ju ofrojë të gjithë ofertuesve trajtim të barabartë dhe siguri të mjaftueshme gjatë përgatitjes së ofertave të tyre. Objektivi ynë është që procesi i kyçjes në rrjet të mos krijojë pasiguri të panevojshme apo disavantazh për asnjë pjesëmarrës. KOSTT e njeh plotësisht rëndësinë strategjike të këtij projekti. Zhvillimi i kapaciteteve të reja gjeneruese nga era kontribuon në tranzicionin energjetik, sigurinë e furnizimit gjenerues, si dhe në integrimin e mëtejmë të burimeve të përtëritshme të energjisë në sistemin tonë energjetik. Përpos kësaj, ky projekt ndihmon shumë edhe në adekuatësinë e gjenerimit, duke shtuar kapacitete të reja vendore dhe duke forcuar sigurinë dhe besueshmërinë e furnizimit me energji elektrike”, tha ai.

të fundit

Dua Lipa publikon një fotografi provokuese ku shfaqet tërësisht e zhveshur gjatë muajit të mjaltit në Itali

Ylli global i muzikës pop, Dua Lipa, i ka kënaqur fansat e saj duke publikuar disa fotografi të papara më…

4 minutes ago

Trupi i pajetë i Lirim Ruhanit gjendet në Liqenin e Batllavës, Policia njofton se po vijojnë procedurat e nevojshme

Edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar se personi i cili ishte zhdukur në Liqenin e Batllavës është gjetur sot pa…

6 minutes ago

INSTAT: In 2025 the number of deaths in Albania fell, but cardiovascular diseases remain the leading cause, while accidents and injuries dominate among young people

Numri i vdekjeve në Shqipëri ka shënuar rënie gjatë vitit 2025, megjithatë sëmundjet kardiovaskulare vijojnë të dominojnë ndjeshëm panoramën e…

7 minutes ago

Accident on the Lushnje-Berat road/ Car crashes into barriers and overturns, four injured in hospital

Aksident në rrugën nacionale Lushnje Berat në afërsi të fshatit Çukas. Një automjet tip Volkswagen është përplasur me barrierat anësore…

7 minutes ago

Italy’s weather split between north and south, 130 million Europeans hit by heatwave

Vala përvëluese që ka mbërthyer Italinë po nis të zbehet gradualisht: sipas meteorologëve vendas, nga 21 qytete që sot janë…

7 minutes ago

Powerful Fire in Belgium, 5 Dead and Dozens Injured in Antwerp, Residents Try to Escape from Balconies

Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një zjarri të…

7 minutes ago