Agron Bajrami është emëruar sërish në krye të ekipit të Kosovës për negociatat teknike me Serbinë, ndërkohë që dialogu vazhdon të jetë i pezulluar dhe nuk është caktuar se kur mund të rifillojë. Ekspertët e procesit kanë vlerësime të ndryshme: disa kërkojnë ndryshim të qëndrimit të Bashkimit Evropian, zbatim nga Kosova të zotimeve të mëparshme dhe shfrytëzim të përvojës diplomatike të Bajramit në raportet me Brukselin.
None found
Dritëro Arifi, profesor i integrimeve evropiane, thotë se bisedimet me Serbinë nuk duhet të vazhdojnë pa ndryshuar mënyra se si Bashkimi Evropian e trajton procesin.
Ai thekson se Kosova duhet t’i zbatojë marrëveshjet që ka pranuar, por njëkohësisht të rishikojë qasjen dhe të zhvillojë komunikim të drejtpërdrejtë me BE-në. Sipas Arifit, shumica e çështjeve teknike janë përmbyllur, ndaj përparësi duhet t’i jepet zbatimit të marrëveshjeve.
Arifi kërkon qartësi përpara rifillimit të dialogut me Serbinë
“Nuk shoh problem te emërimi i Agron Bajramit për dialogun teknik. Por, politikisht, zoti Kurti ose nuk po e kupton gjendjen, ose nuk dëshiron ta kuptojë. Për mua, dialogu me Serbinë nuk ka më kuptim dhe nuk duhet të zhvillohet pa u sqaruar disa çështje. Bashkimi Evropian nuk mund të zbatojë standarde të dyfishta dhe kësaj situate duhet t’i japim fund. Dialog me BE-në, po; me Serbinë nuk kemi arsye të flasim përderisa ministri i Millosheviçit paraqitet si paqësor. E kam thënë dhe vazhdoj ta besoj: me kriminelë lufte nuk mund të ndërtohet paqe e qëndrueshme. Kjo është dëshmuar ndër shekuj dhe gjatë viteve. Duhet të jemi të qartë, të vendosur, të hapur e të sinqertë edhe me Bashkimin Evropian. Do t’i zbatojmë të gjitha marrëveshjet për të cilat jemi zotuar, por me BE-në. Duhet të ndryshojmë qasjen dhe mënyrën e komunikimit, veçanërisht pas vendimit të Gjykatës Speciale. Besoj se çështjet teknike janë mbyllur; të paktën, ajo që kemi bërë në veri është përfunduar. Tani na mbetet të zbatojmë marrëveshjen”, u shpreh Arifi.
Ish-diplomati Albert Prenkaj, nga ana tjetër, e konsideron emërimin e Bajramit një mundësi për të ruajtur komunikimin me Brukselin. Ai vë në dukje përvojën diplomatike të Bajramit dhe lidhjet që ka krijuar gjatë kohës kur shërbeu si ambasador.
Prenkaj nuk e sheh këtë vendim si ulje të nivelit të përfaqësimit të Kosovës. Sipas tij, ambasadori përfaqëson institucionet shtetërore dhe mund të zhvillojë bisedime si me zyrtarët evropianë, ashtu edhe me palën serbe.
Prenkaj: Emërimi i Bajramit mund ta mbajë të hapur komunikimin me Brukselin
“Krizat e përsëritura institucionale dhe kushtetuese në Kosovë, bashkë me procesin zgjedhor që po zhvillohet tani në Serbi, e kanë çuar negociatën në një rrugë pa dalje. Pra, mund ta quajmë dialogun me Serbinë të pezulluar. Megjithatë, në çdo komunikim të Kosovës me komunitetin ndërkombëtar, veçanërisht me Brukselin zyrtar, me shefen e politikës së jashtme dhe sigurisë Kaja Kallas dhe me kryetaren e Komisionit Evropian von der Leyen, kërkohet që Kosova të përmbushë përgjegjësitë ndërkombëtare që mori më 2023, gjatë negociatave në Bruksel dhe në Ohër. Pritet që të kthehemi te negociatat. Në këtë kuadër e shoh riemërimin e ambasadorit tonë në Bruksel, zotit Bajrami. Ai ka përvojë diplomatike atje dhe ka ndërtuar rrjetin e tij; qeveria beson se ambasadori mund të udhëheqë negociatat e vazhdueshme për çështjet që do të diskutohen”, deklaroi Prenkaj.
Në shkurt të vitit 2023, Kosova dhe Serbia u pajtuan në Bruksel për marrëveshjen që përcakton rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve. Një muaj më pas, në Ohër, palët ranë dakord për aneksin e zbatimit.
Procesi u rëndua në shtator të vitit 2023, kur një grup serbësh të armatosur, i udhëhequr nga Milan Radoiçiqi, kreu sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Kosova ka fajësuar Serbinë për përfshirje në sulm, ndërsa Beogradi zyrtar i ka hedhur poshtë akuzat. Tre nga 45 personat e akuzuar për ngjarjen ndodhen në duart e drejtësisë kosovare. Të tjerët, mes tyre edhe Radoiçiqi, janë ende në arrati dhe besohet se ndodhen të lirë në Serbi.
Të shtunën, Radoiçiqi u shfaq në një tubim elektoral të listës së drejtuar nga ish-presidenti serb Aleksandar Vuçiq.
Jose Mourinho ka vendosur të mos paraqitet fare në konferencën për shtyp pas fitores dramatike 1-0 të Real Madridit ndaj…
Tetori me skandale e sekrete: Paralajmërimi i Kotorrit për 12 shenjat e horoskopit (VIDEO) — Klan Kosova [...]Read More...
Policia e Tiranës ka hartuar një plan të posaçëm masash për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë zhvillimit të…
Papa Leone XIV do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në mushkëri në ditët në vijim, pasi gjatë kontrolleve mjekësore i…
Pamje nga përplasja mes dy tifozerive Partizani dhe Tirana do të përballen pasditen e sotme, në derbin e parë të…
Një operacion ndërkombëtar mes Policisë së Shtetit dhe agjencive federale amerikane të zbatimit të ligjit ka çuar në pranga në…