Categories: kosovë

Rexhepi nderon senatorin Lindsey Graham: Minimumi që mund të bëjë populli i Kosovës

Në Prishtinë, Shoqata “Miqtë e Amerikës” zhvilloi sot homazhe kushtuar senatorit të ndjerë amerikan Lindsay Olin Graham.

Të lidhura

None found

Përmes këtij organizimi u vlerësua kontributi i senatorit në avancimin e çështjeve me rëndësi për Shtetet e Bashkuara, si dhe miqësia e tij me Kosovën.

Kreu i shoqatës, Agim Rexhepi, deklaroi se ky nderim përfaqëson minimumin që mund të bëhet. Ai shprehu optimizëm se, në të ardhmen, institucionet e vendit do të marrin nisma më të mëdha për të vlerësuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

Rexhepi bëri të ditur se, në shenjë respekti për veprimtarinë e senatorit, dje dhe sot janë shpërndarë disa dhurata. Ato përfshinin një kartolinë dhe një fletëpalosje me aktivitetet e Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, si dhe një sasi posterësh, poster-kartolinash në formatin A5 dhe materialesh në formatet A5 e A4.

Sipas tij, kjo ishte më e pakta që populli i Kosovës, përkatësisht populli shqiptar, mund të bënte për senatorin Lindsay Olin Graham.

Ai kërkoi gjithashtu falje që, në nderim të senatorit, nuk ishte bërë e mundur ulja e flamurit amerikan në gjysmë shtizë.

Rexhepi shpjegoi se në vitet e mëparshme flamuri amerikan ishte ulur në gjysmë shtizë për personalitete dhe senatorë të tjerë. Në shkurt, me propozim të protokollit të shtetit, ai kishte kërkuar që shoqata të merrte përsipër organizimin dhe uljen e flamurit në gjysmë shtizë, por ishte pajtuar menjëherë që këto çështje duhej të merreshin parasysh nga shteti. Për këtë arsye, shoqata nuk kishte mundur të vepronte për uljen e flamurit.

Gjatë homazheve u theksua se senatori amerikan Lindsay Olin Graham kishte një rol dominues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në hartimin e politikave dhe ligjeve, në krijimin e momenteve, si dhe në avancimin e interesave amerikane në politikë dhe gjeopolitikë.

Në ceremoni morën pjesë edhe pjesëtarë të Policisë dhe të Zjarrfikësve, të cilët nuk pranuan të flisnin për mediat.

të fundit

30 vite nga “Romeo dhe Zhulieta”, filmi që e afroi Shekspirin me adoleshentët

Filmi “Romeo dhe Zhulieta”, me regji të Baz Luhrmann dhe protagonistë Leonardo DiCaprio dhe Claire Danes, shënon 30-vjetorin e publikimit.…

13 minutes ago

Protesta studentore hyn në ditën e 20-të, të rinjtë marshojnë nga Ministria e Arsimit drejt Kryeministrisë

Protesta e studentëve kundër qeverisë vijon edhe këtë të diel, duke shënuar ditën e 20-të të mobilizimit. Gazetari Ergys Gjençaj…

14 minutes ago

Nga vështirësitë te Besiktasi te roli i protagonistit me Trabzonsporin, ringritja e Ernest Muçit

Historia e Ernest Muçit në futbollin turk po merr një kthesë të madhe. Ajo që nisi me shumë pritshmëri te…

16 minutes ago

Romeo dhe Zhulieta” feston 30 vjetorin, filmi që afroi të rinjtë me Shekspirin

Filmi “Romeo dhe Zhulieta”, me regji të Baz Luhrmann dhe protagonistë Leonardo DiCaprio dhe Claire Danes, shënon 30-vjetorin e publikimit.…

22 minutes ago

Christopher Robin, djali pas personazhit të Winnie-the-Pooh që u përball me barrën e famës

Christopher Milne, djali i shkrimtarit britanik AA Milne, i cili frymëzoi personazhin Christopher Robin në librat e famshëm “Winnie-the-Pooh”, nuk…

22 minutes ago

Egnatia B fiton bindshëm, ndërsa Kukësi B shënon gjashtë gola ndaj Shirokës

Kategoria e TretëKanë përfunduar 4 ndeshje të Kategorisë së Tretë, mes Grupeve A dhe B, të vlefshme për javën e…

23 minutes ago