Njëmbëdhjetë objekte banimi, të ngritura pa leje në tokën që administrohet nga ndërmarrja “Ibër-Lepenci”, u shembën ditë më parë përgjatë bregut të Liqenit të Ujmanit.
None found
Pas këtij veprimi reagoi Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, e cila shprehu keqardhje dhe ngriti shqetësime lidhur me mosrespektimin e procedurave ligjore.
BE-ja kërkoi që rrënimet dhe çdo masë tjetër pasuese të ndërpriteshin menjëherë, deri në trajtimin e çështjeve që kanë të bëjnë me pronësinë, sundimin e ligjit dhe proceset gjyqësore ende në zhvillim.
Në reagimin e saj, Bashkimi Evropian bëri thirrje që të mos vazhdohet me asnjë shembje, dëbim të detyruar apo marrje tjetër në posedim, derisa të adresohen siç duhet shqetësimet për procesin e rregullt ligjor, proporcionalitetin, të drejtat pronësore dhe të njeriut, si dhe garantimin e mjeteve juridike efektive.
Zyrtari i partisë Guxo, Agim Rexhepi, duke folur për “Bota sot”, kundërshtoi faktin që disa objekte të rrënuara po marrin më shumë vëmendje sesa respektimi i rendit ligjor dhe kushtetues të Kosovës.
Sipas tij, është e papranueshme që Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë dhe Ambasada Gjermane t’u kushtojnë më tepër rëndësi disa ndërtimeve të shembura sesa zbatimit të ligjit dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës.
Rexhepi deklaroi se Qeveria e Kosovës e ka për detyrë, sipas Kushtetutës, të mbrojë territorin, pronën publike dhe rendin ligjor. Ai theksoi se askush, pavarësisht përkatësisë etnike ose përkrahjes politike, nuk mund të vendoset mbi ligjin. Nëse objektet janë ngritur në kundërshtim me legjislacionin ose brenda zonave të mbrojtura, institucionet, sipas tij, kanë të drejtë dhe obligim t’i trajtojnë në përputhje me ligjet në fuqi.
Ai kërkoi gjithashtu që partnerët ndërkombëtarë të përkrahin zbatimin e njëjtë të ligjit për të gjithë dhe të mos krijojnë përshtypjen se po përdoren standarde të dyfishta.
Rexhepi rikujtoi se komuniteti ndërkombëtar e ka mbështetur prej vitesh sundimin e ligjit në Kosovë. Për këtë arsye, sipas tij, pritet që edhe në këtë rast të përkrahet zbatimi i barabartë i ligjit dhe të mos krijohet perceptimi se një palë i nënshtrohet një rregulli, ndërsa për të tjerët vlejnë rregulla të ndryshme.
Duke e cilësuar Republikën e Kosovës si shtet demokratik dhe sovran, ai tha se vendimet institucionale duhet të respektohen kur mbështeten në ligj dhe merren nga organet me kompetencë. Rexhepi nënvizoi se sundimi i ligjit nuk mund të bëhet objekt negociatash dhe as të zbatohet në mënyrë përzgjedhëse.
Në përmbyllje, zyrtari i Guxo-s shprehu përkrahje për veprimet e Qeverisë së Kosovës që kanë për synim ruajtjen e interesit publik dhe fuqizimin e shtetit përmes ligjit.
Ai vlerësoi se Qeveria meriton mbështetje sa herë ndërmerr masa për mbrojtjen e interesit të përgjithshëm, pronës shtetërore dhe rendit kushtetues, duke shtuar se shteti forcohet me zbatimin e ligjit dhe jo duke toleruar shkeljet.
Rexhepi përfundoi prononcimin për “Bota sot” duke thënë se përparimi i Kosovës kalon përmes mbrojtjes së sovranitetit, ligjit dhe barazisë së të gjithë qytetarëve përpara institucioneve, rrugë që, sipas tij, i përket një shteti serioz dhe evropian.
Kryeministri Edi Rama ka shprehur solidaritetin e Shqipërisë me Francën dhe Spanjën, të cilat po përballen me zjarre të përmasave…
Është tërhequr shorti për xhirot e para të edicionit të ri 2026/27 në Superligën e Kosovës.Edhe kësaj radhe, qysh në…
Sezoni i dasmave, që gjeneron qarkullim të madh financiar, ka vënë në lëvizje Administratën Tatimore të Kosovës. Institucioni ka nisur…
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë…
Pesë automjete janë përfshirë në një aksident rrugor të ndodhur mesditën e kësaj të hëne në autostradën Tiranë-Durrës. Si pasojë…
Në fillim të muajit korrik, presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Joan Pons Sampietro, bëri të ditur se Serbia kishte…