Arbër Rexhaj, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar se subjekti i tij politik e ka bërë kompromisin përfundimtar për tejkalimin e bllokadës rreth konstituimit të Kuvendit. Ai u ka kërkuar partive të tjera të paraqesin kandidatët e tyre për nënkryetarë, në mënyrë që të vazhdohet me krijimin e institucioneve.
None found
Duke folur para nisjes së vazhdimit të seancës konstituive, Rexhaj tha se një konstituim i Kuvendit pa marrëveshje politike do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të reja.
Sipas tij, një ditë më parë ishte zhvilluar mbledhja e kryesisë, ndërsa LVV-ja tashmë kishte bërë kompromisin e fundit. Rexhaj theksoi se palët e tjera duhet të vijnë me propozimet për emrat dhe procesi të ecë përpara.
Deputeti i LVV-së u pyet gjithashtu për mundësinë e zhvillimit të një takimi ndërmjet Albin Kurtit, Bedri Hamzës dhe Lumir Abdixhikut, por nuk dha hollësi konkrete nëse një takim i tillë do të mbahej.
Rexhaj mohoi se LVV-ja po punon për ta dërguar vendin në zgjedhje të reja. Ai deklaroi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë përpjekje për të vendosur komunikim me partitë opozitare, me qëllim që situata të tejkalohet.
Ai tha se Kurti u dërgon vazhdimisht mesazhe përfaqësuesve të partive dhe se ka tentime për komunikim me PDK-në dhe LDK-në. Sa i përket Aleancës, Rexhaj u shpreh se nuk ishte i sigurt, por besonte se përpjekje të tilla kishte pasur.
Sipas Rexhajt, partitë e tjera kishin mundësi ta zhbllokonin procesin duke ndryshuar emrat e propozuar për nënkryetarë. Ai vlerësoi se Kuvendi mund të ishte konstituuar lehtësisht dy ditë më parë, pasi vendimi ishte në duart e tyre.
Rexhaj shtoi se, nëse bëhet fjalë për një strategji politike që lidhet me konstituimin dhe datën e përfundimit të këtij procesi, palët e tjera e kishin pasur mundësinë ta konstituonin Kuvendin para dy ditësh. Sipas tij, ndryshimi i emrave të propozuar do ta kishte mundësuar konstituimin e Kuvendit para 48 orëve.
Ai e cilësoi si valide marrëveshjen politike me LDK-në, pavarësisht deklarimeve të gjashtë deputetëve të kësaj partie se nuk do të merrnin pjesë në votim.
Rexhaj përsëriti se konstituimi i Kuvendit pa një marrëveshje politike do ta orientonte vendin drejt zgjedhjeve. Megjithatë, sipas tij, tashmë ekziston një marrëveshje politike valide me LDK-në, ndërsa qëndrimi i 6 deputetëve të saj për të mos marrë pjesë dhe për të mos votuar mbetet çështje e tyre.
Në këto rrethana, ai tha se ka bazë për thirrjen e një seance, vazhdimin e konstituimit të Kuvendit dhe themelimin e institucioneve.
Analisti Preç Zogaj komentoi zhvillimet politike në Kosovë dhe mënyrën se si u zgjidh kriza institucionale përmes zgjedhjes së presidentes…
Vllaznia - Malisheva dhe Pep GuardiolaPas largimit të Thomas Bradri nga Malisheva drejt Arabisë Saudite, klubi nga Superliga e Kosovës…
Cristiano Ronaldo mund të përballet me një pezullim deri në gjashtë muaj për largimin pa autorizim nga grumbullimi i Kombëtares…
Maricarmen Abascal, 87 vjeçe, gruaja e moshuar spanjolle që u bë simbol i krizës së strehimit në vend pas dëbimit…
Profesori i së drejtës, Flamur Hyseni, ka thënë se zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës presidente e Kosovës nuk përbën shkelje kushtetuese.…
Sofja zyrtare ka pranuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut për takim mes dy vendeve…