Reshje të dendura shiu dhe breshër të fuqishëm kanë përfshirë disa rajone të Kosovës gjatë pasdites së sotme, duke shkaktuar përmbytje dhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Zonat më të prekura janë Brezovica, Gjilani, Ferizaj dhe disa fshatra të komunës së Gjakovës.
Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë rrugë dhe oborre të përmbytura, me nivele të larta të ujit dhe shtresa të dendura breshëri në shumë lokacione.
Rrugët urbane janë mbuluar nga uji, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe duke rrezikuar objektet afariste dhe banesat në katet e ulëta.
Në Brezovicë, një nga qendrat turistike më të njohura në vend, rruga kryesore që çon drejt kompleksit turistik është bërë e pakalueshme për shkak të vërshimeve të ujërave të shiut.
Gjilani është një tjetër qytet i prekur rëndë nga moti i lig.
Situatë e ngjashme është raportuar edhe në Ferizaj, ku rrjetet e kanalizimit nuk kanë përballuar vëllimin e madh të ujit.
Në komunën e Gjakovës, disa fshatra janë goditur nga breshëri i madh.
Ndërkohë, Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njoftoi se reshjet kanë shkaktuar dëmtime në rrjetin elektrik, duke lënë pa energji një numër të konsiderueshëm të konsumatorëve, veçanërisht në rajonin e Anamoravës.
“Ekipet tona janë në terren dhe po punojnë pa ndërprerje për të rikthyer furnizimin me energji sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet në njoftimin e KEDS-it
Dashi Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka përsëritur të hënën thirrjen e tij për dialog me protestuesit, pas nëntë muajve…
Kujtim Luka 66 vjeç është viktima e aksidentit të mbrëmjes së kësaj të hëne në Vorë. Sipas raportimeve, Luka u…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së fundi ka zhvilluar një intervistë për televizionin polak “TVP World” ndërsa është pyetur për…
Muaji shtator shënon nisjen zyrtare të legjislaturës së re parlamentare në Shqipëri, pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 11…
Prindërit dhe gjyshi i vajzës 4-vjeçares shqiptare që u mbyt në pishinën e një vile në Paxos janë liruar me…