Këngëtarja e dashur për publikun, Remzie Osmani, së fundmi ka reaguar ndaj lajmeve që kanë qarkulluar këto ditë se ajo do të këndojë në dasma për minimumi nëntë mijë euro. Nëpërmjet profilit të saj në “Facebook” artistja ka deklaruar se këto janë shpifje dhe ka paralajmëruar se do të nisë paditë gjyqësore për të gjithë ato që nxjerrin informacione të rreme duke përdorur emrin e saj.
Postimi i plotë i këngëtares:
None found
“Reagim ndaj shpifjeve që janë bërë ndaj meje nga disa portale!
Në ditet e fundit, disa portale online kanë publikuar lajme të pavërteta, se kinse unë paskam thënë se këtë vit do të këndoj në dasma vetëm për shumën 9 mijë euro. Me përgjegjësi dhe sinqeritet të plotë ju them se publikimet e tilla janë plotësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë. Këto publikime bëhen për klikime dhe përfitime pasurore të këtyre portaleve, si dhe me qëllim të dëmtimit të imazhit dhe reputacionit tim që kam krijuar për shumë vite si këngëtare.
Publiku i cili ka qenë besnik në rrugëtimin tim dhe më ka mbështetur që tre dekada, është i vetëdijshëm se këto lajme janë të pavërteta, sepse sinqeriteti dhe integriteti profesional e personal janë vlera qe më kanë përcjellur në vazhdimësi.
I falenderoj mediat dhe portalet e mirëfillta që nuk kanë rënë pre e këtyre dezinformatave dhe lajmeve të rreme të publikuara nga disa portale apo faqe në mediat sociale, të cilat janë të krijuara vetëm për publikimin dhe shpërndarjen e lajmeve të rreme.
Me qëllim që këto shpfije të ndalen, unë kam angazhuar zyrën e avokatëve “Hodaj & Partners” nga Prishtina, të cilët tani e tutje do të paraqesin pranë gjykatave dhe organeve kompetente çdo portal apo subjekt tjetër i cili publikon lajme të pavërteta për mua.”- ka shkruar Remize Osmani në “Facebook”.
Vrasja e Arlinda Zekajt ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer në vëmendje dështimet e mundshme institucionale në trajtimin e…
Enis Rexhepi nuk do të jetë në gjendje të bëjë debutimin e tij me Kosovën për ndeshjen me Izraelin, e…
Administrata Kombëtare për Sigurinë e Trafikut në Autostrada (NHTSA) u ka bërë thirrje pronarëve të më shumë se 720,000 automjeteve…
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi, ka ngritur shqetësime për gjendjen në sektorin energjetik në Kosovë, duke paralajmëruar një…
Princesha Diana kishte ëndërruar të niste një jetë të re larg vëmendjes së mediave, së bashku me të dashurin e…
Lajme aspak të mira, lidhur me Ernest Muçin [...]Read More...