Categories: kosovë

Remitencat nga diaspora arrijnë në 828 milionë euro brenda shtatë muajve, Gjermania kontribuon më së shumti

Flukset financiare të dërguara nga diaspora drejt Kosovës vijojnë të shënojnë rritje.

Të lidhura

None found

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës tregojnë se gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti, remitencat arritën vlerën prej 828 milionë eurosh, ose 5.5% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas BQK-së, kjo rritje mund të lidhet me ruajtjen e lidhjeve ekonomike dhe familjare të diasporës me Kosovën, përmirësimin e të ardhurave dhe kushteve ekonomike të emigrantëve në vendet ku jetojnë e punojnë, si dhe vazhdimin e mbështetjes financiare për familjet në Kosovë. Në këtë zhvillim, sipas bankës, ndikon edhe zgjerimi gradual i diasporës ndër vite, i cili ka rritur numrin e personave që dërgojnë para në vend.

Ekspertët vlerësojnë se pjesa kryesore e remitencave përdoret për shpenzime të përditshme, ndërsa rekomandojnë që një pjesë më e madhe e tyre të drejtohet drejt investimeve.

Ekonomisti Fidan Qerimi tha se paratë e diasporës duhet të orientohen, për shembull, në sektorin e prodhimit. Sipas tij, një veprim i tillë do të krijonte një ekonomi qarkore, duke nxitur konsumin dhe prodhimin vendas, zvogëluar importet dhe mundësuar zhvillimin e bizneseve që do të mund të shfrytëzonin lidhjet me diasporën për të eksportuar produktet jashtë vendit.

Qerimi theksoi se një politikë e tillë do të ndikonte në rritjen e eksporteve të Kosovës, veçanërisht duke pasur parasysh bilancin shumë të pafavorshëm tregtar të vendit dhe faktin se mbulueshmëria e importeve është më pak se 15%.

Kushtrim Ahmeti nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë tha se kjo organizatë prej kohësh kërkon që remitencat të kanalizohen në mënyrë më të strukturuar drejt zhvillimit ekonomik.

Megjithatë, ai vlerësoi se asnjë nga qeveritë e Kosovës deri më tani nuk ka treguar gatishmëri për të hartuar një politikë adekuate që do t’u jepte këtyre mjeteve një destinim të qartë.

Sipas Ahmetit, orientimi i remitencave drejt rritjes ekonomike do të ndihmonte edhe në shtimin e punësimit dhe do ta lehtësonte barrën e mërgimtarëve për mbështetjen e familjarëve të tyre në Kosovë, duke marrë parasysh rolin e madh që ata kanë në këtë drejtim.

Të dhënat e BQK-së tregojnë se Gjermania është burimi kryesor i remitencave, me rreth 39% të totalit të parave të pranuara në Kosovë.

Zvicra renditet e dyta, me 17% të remitencave, ndërsa pas saj vijnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Austria, Italia, Belgjika, Franca dhe Suedia.

të fundit

Vëllaznimi ndahet nga Leotrim Krasniqi pas tri fitoreve dhe tri humbjeve

Leotrim Krasniqi nuk është më trajner i Vëllaznimit. Klubi gjakovar ka njoftuar të dielën se me marrëveshje të përbashkët ka…

3 minutes ago

Hoxhaj zbulon prapaskenat e Speciales: Po të mos e krijonte Kosova, do ta themelonte OKB-ja me mbështetjen e Rusisë dhe Kinës

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka rrëfyer prapaskenat e themelimit të Gjykatës Speciale, presionin ndërkombëtar ndaj…

6 minutes ago

Rriten denoncimet për dhunë në familje në Maqedoninë e Veriut, dhjetëra viktima ndër vite

Buletinet e policisë çdo ditë janë të mbushura me raste të dhunës në familje. Në 5 muajt e parë të…

11 minutes ago

Protester outside the Prime Minister’s Office: “Enough is enough! We will pull down the shutters and close our businesses

Një protestuese, gjatë tubimit para Kryeministrisë, ka adresuar një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj Parlamentit, duke e lidhur situatën aktuale në…

13 minutes ago

Diaspora remittances reach €828 million in seven months, with Germany contributing the most

Miliona euro dërgesa në para nga diaspora vazhdojnë të hyjnë në Kosovë. Vetëm gjatë shtatë muajve të parë të këtij…

14 minutes ago

Partizani vijon rezultatet negative, Florin Bratu pas disfatës në Rrogozhinë: U ndëshkuam nga gabimet individuale, nuk kam shkop magjik…

Florin BratuPartizani është mposhtur nga Egnatia, në takimin e vlefshëm për javën e pestë të “Abissnet Superiore” [...]Read More...

14 minutes ago