Categories: kosovësport

Reagon Luan Krasniqi: Robini ishte më i mirë, duhet edhe një betejë e tretë mes tyre

Dominic Boesel rimori titullin e kampionit të botës duke mposhtur boksierin shqiptar Robin Haxhi Krasniqi.

Pavarësisht që u mendua se Krasniqi dominoi në shumicën e raundeve, kështu nuk menduan gjyqtarët që i dhanë fitoren gjermanit.

Të lidhura

None found

Pas kësaj beteje, ka reaguar legjenda e boksit shqiptar, Luan Krasniqi.

50-vjeçari përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka theksuar se sipas tij Robin Krasniqi ishte më i mirë, dhe se duhet të ndodhë edhe një betejë e tretë mes tyre.

“Robin Krasniqi dhe Dominic Bosel gjithashtu i dhanë vetes një luftë emocionuese. Më pas u diskutua me padurim rezultati për Dominic Bösel. Unë mund ta kuptoj këtë. E pash edhe Robin Krasniqin në front, ishte boksieri më i mirë sipas mendimit tim. Unë mendoj se një betejë e tretë midis të dyve do të ishte zgjidhja më e mirë”, ka theksuar Luani.

Ai nuk e la pa komentuar edhe super ndeshjes mes Furyt dhe Wilderit, duke i rikujtuar fjalët e tij para takimit që kishte thënë së nëse Fury qëndron mirë fizikisht dhe mendërisht, ai është më i miri në botë.

“Çfarë spektakli në fitoren e Tyson Fury ndaj Deontay Wilder! Urime për Tyson Fury. Ai e vërtetoi përsëri atë që thashë paraprakisht: nëse është fizikisht dhe mendërisht i përshtatshëm, aktualisht është më i miri në botë për peshat e rënda”, ka theksuar Junikasi. /albeu.com/

të fundit

Jari Litmanen, ikona finlandeze që pushtoi Evropën dhe fitoi admirimin e Gerrardit e Xavit

Jari Litmanen ishte një nga futbollistët më elegantë dhe më inteligjentë të gjeneratës së tij. Mesfushori finlandez shkëlqeu me Ajaxin…

1 hour ago

Guardiola rekomandoi Vicensin, spanjolli merr drejtimin e Lyonit

Drejtori i përgjithshëm i Olympique Lyonnais, Michael Gerlinger, ka zbuluar se ka kontaktuar Pep Guardiolën për të marrë mendimin e…

1 hour ago

Horoskopi 11 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Dite mjaft e animuar dhe e ngrohte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do përjetoni…

1 hour ago

Kurti at dinner hosted by Macron at the Élysée Palace in Paris

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një darkë zyrtare të shtruar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron,…

1 hour ago

Rama in Paris: Kosovo is an independent state and cannot become a new Serbian fantasy

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek Kosova gjatë një diskutimi në Musée de l’Homme, Parism ku zhvillohet “Forumi i…

1 hour ago

Rama and his wife attend Macron’s presidential reception in Paris

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë pasi me ftesë të presidentit Emannuel Macron, mori pjesë në Forumin e Paqes në…

1 hour ago