kosovë

Rashiq: BQK do të kontaktojë BQS-në për transaksionet e parave

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, pas takimeve të ndara që ka pasur një ditë më parë me guvernatorin e Bankës Qendrore dhe kryeministrin Albin Kurti, i është adresuar medieve në lidhje me rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës e cila i jep fund përdorimit të dinarit në Kosovë.

“Kam pasur një takim me guvernatorin Ahmet Ismaili në lidhje me ngjarjet rishtazi sa i përket rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës. Ismaili ka qenë shumë i thukët në shpjegimin e tij dhe i ka shpjeguar të gjitha sa i përket anës teknike të rregullores. Dje pasdite jam takuar edhe me kryeministrin Kurti. E falënderoj Kurtin për mirëkuptimin dhe gjetjen e zgjidhjes sa i përket përdorimit të dinarit”, tha ai.

Të lidhura

None found

Rashiq theksoi sa BQK gjatë ditës do të kontaktojë Bankën Qendrore të Serbisë në lidhje me transaksionet e parave.

“Sa i përket Bankës Qendrore, ekzistojnë dy mënyra sa i përket përdorimit të dinarit. E para është që Banka Qendrore e Serbisë dhe Kosovës të zhvillojnë mes vete një lloj transaksioni. Unë dje kam marrë konfirmimin nga zotëri Ismaili që sot do të kontaktojnë Bankën Qendrore në Serbi. Konvertimi i dinarit në euro do të jetë shumë i lehtë dhe i zbatueshëm. Nëse kjo nuk është e zbatueshme atëherë kemi edhe mënyrën tjetër. Bankat të cilat kanë përfaqësi këtu dhe në Serbi ta bëjnë kthimin e dinarit direkt në euro. Të gjithë njerëzve që nuk kanë llogari bankare do të ju mundësohet ta hapin një pa pagesë”, tha ai.

Rashiq theksoi se janë duke punuar për komunitetet derisa u shpreh se çdo ministri do të punësojë se paku nga 10 pjesëtarë të komuniteteve joshumicë.

Kur u pyet në lidhje periudhën transitore për implementimin e rregullores së BQK-së, Rashiq tha se guvernatori ka kundërshtuar shtyrjen e zbatimit të saj.

“Kur e kam pyetur për shtyrje ka thënë që jo, por megjithatë ne si qeveri ndoshta mund ta japim një rekomandim. Por është e padiskutueshme që Banka Qendrore është instrumenti që vendos vet”, shtoi ai.

Rashiq ka folur edhe për marrëveshjen finale të Kosovës me Serbinë.

“Atë që po bëjë unë dhe qeveria është që të nënshkruhet marrëveshja finale. Që mos të ndodhë situata që ndonjë pikë nga ajo marrëveshje të zbatohet e tjerat të mos zbatohen. Kam insistuar dje edhe me kryeministrin që marrëveshja finale të nënshkruhet, pasi marrëveshje vetëm me fjalë nuk ekzistojnë. Mënyra më e mirë e rregullimit të institucioneve është nënshkrimi i marrëveshjes. Kjo do ta lehtësonte punën dhe funksionimin e institucioneve te cilat nuk do të duhej të frikësoheshin”, theksoi Rashiq.

Tags: Nenad Rashiq

të fundit

Trupi i pajetë i gjetur në lumin Lana në Tiranë, policia sqaron ngjarjen

Një trup i pajetë është gjetur mesditën e sotme në lumin Lana, në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë. Sipas informacionit…

19 seconds ago

Largim i bujshëm te Elbasani, Ivan Gvozdenovic jep dorëheqjen pas humbjes në kampionat

Abissnet SuperioreSipas raportimeve të fundit në media, trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenovic, ka dhënë dorëheqjen te verdheblutë dhe tashmë është…

5 minutes ago

Të shtëna me armë në Saraj, lëndohet një person

Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Saraj të Shkupit. Sipas MPB-së, tek ata,…

20 minutes ago

Bylis B dominon pjesën e parë, ndërsa Butrinti – Albpetrol mbyllet me dy kartonë të kuq dhe shumë të verdhë

Kategoria e DytePo luhen 5 ndeshjet e Kategorisë së Dytë në Grupin B, java e 4-të [...]Read More...

23 minutes ago

VIDEO/ Jam femër, nuk po lëviz! Policia u merr me forcë çantat e shpinës studentëve

Momente tensioni janë regjistruar pranë Ministrisë së Arsimit, gjatë protestës studentore që po zhvillohet në Tiranë kundër qeverisë. Pas ndërhyrjes…

26 minutes ago

Shala u bën thirrje klubeve, federatave dhe OJQ-ve të fuqizojnë kapacitetet për sponsorizimin në sport

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte Besim Shala, kryesues i Komisionit për Vërtetime të Ligjit…

29 minutes ago