Ngacmimet dhe abuzimi online ndaj grave që punojnë në media në Kosovë mbeten një problem shqetësues. Sipas të dhënave, 61 për qind e grave të përfshira në anketim thanë se gjatë ushtrimit të profesionit janë përballur me forma të tilla të dhunës.
None found
Gjetjet janë paraqitur në raportin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), të hartuar në bashkëpunim me UNMIK-un dhe misionin e OSBE-së në Kosovë. Raporti mban titullin “Nga Analiza në Veprim: Fuqizimi i Lidershipit të Grave dhe Luftimi i Dezinformimit Gjinor në Kosovë”.
Getoarbë Mulliqi, drejtoreshë ekzekutive e AGK-së, e vlerësoi si alarmante përqindjen e të anketuarave që kanë raportuar ngacmime online. Ajo tha se gazetaret shpesh bëhen objekt i lajmeve të rreme dhe sulmeve të motivuara nga gjinia e tyre.
“Shifra e parë që po du me e përmendur, që është pakëz alarmante, është se 61% e grave që janë anketuar kanë deklaruar se kanë përjetuar abuzim apo ngacmim online lidhur me punën e tyre profesionale. 61% është një shifër shumë e madhe. Gra që kanë përjetuar abuzim online kanë raportuar se janë shënjestruar me informacione të rreme edhe që ka të bëjë me gjininë e tyre, edhe shpesh deklarojnë se nuk janë sulmuar për shkak të punës së tyre profesionale, mirëpo për shkak të gjinisë së tyre edhe gjithmonë aspekti personal është prezent”, tha Mulliqi.
Gazetarja Ardiana Thaqi-Mehmeti tregoi se gjatë kësaj vere ka kaluar një përvojë të re me ngacmimin online, të cilën e përshkroi si më të rëndë se rastin e parë.
“Por kjo hera e fundit që më ndodhi këtë verë ka qenë ndoshta më e rëndë se sa herën e parë. Për faktin që unë nuk kam qenë e gatshme të përballem me një version të tillë, jo për shkak të frikës, por për shkak të asaj që ndoshta nuk e kam trajtuar me kohë asaj psikologjikes, asaj brenda meje që ka ndodhur gjatë dy viteve të ballafaqimit me rastin e “AlbKings”-it, pikërisht për shkak se tashmë unë jam prind i dy fëmijëve, kam një familje e cila nuk do t’i përmend as në konferenca për media”, tha Thaqi Mehmeti.
Aleksandra Jovanović, drejtoreshë e RTK2, tha se në raport janë përfshirë disa mënyra përmes të cilave ushtrohet presion ndaj gazetareve.
“Dhe ky aktivitet i sotëm në fakt na tregon se gazetaret përballen me ngacmime online, me fyerje seksiste, presione dhe përpjekje për degradim profesional”, tha ajo.
Gynesh Veshall, aktiviste nga komuniteti rom, deklaroi se komentet fyese në rrjetet sociale janë një dukuri me të cilën komuniteti përballet prej vitesh. Sipas saj, për këto raste nevojiten masa dhe trajtim institucional.
“Tash e disa vite jemi duke u ballafaquar si komunitet me komente fyese në rrjetet sociale, që vazhdimisht jemi duke u avokuar për marrjen e masave të këtij lloj gjërave. Kemi pasur edhe bashkëpunime të vazhdueshme me AGK-në…Tash e disa vite jemi duke u ballafaquar si komunitet me komente fyerëse në rrjetet sociale, që vazhdimisht jemi duke u avokuar për marrjen e masave të këtij lloj gjërave. Kemi pasur edhe bashkëpunime të vazhdueshme me AGK-në”, tha Veshall.
Borussia Dortmund ka rikthyer interesimin për sulmuesin Fisnik Asllani dhe po konsideron të dërgojë një ofertë huazimi drejt Hoffenheimit me…
Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit ndaj Ibish Çoçajt, i dyshuar për falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim,…
Zyrtarët doganorë, gjatë kontrolleve të automjeteve në hyrje në pikë kalimin kufitar Kullë, kanë ndaluar për kontroll një automjet me…
Policia e Kosovës pritet të japë sot detaje për një operacion të gjerë policor të zhvilluar në disa lokacione në…
Kërkesa e Bashkimit Evropian që çdo hap drejt hapjes së urës kryesore mbi lumin Ibër të shoqërohet me koordinim ndërmjet…
"Nga fillimi i këtij viti deri në qershor, nga pagesa e taksave rrugore në vend janë mbledhur shumë rekord prej…