Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur për paralajmërimet e SHBA-së në lidhje me vendimin e Kosovës për dinarin serb.
Rama në një intervistë për ATV-në ka thënë se Kosova është në të drejtën e saj për ta zbatuar Kushtetutën edhe për dinarin, por që sipas tij patjetër që duhet të ketë koordinim me aleatët.
None found
“Nuk dua të japë asnjë leksion për askënd, por në njërën anë Kosova është në të drejtën e saj dhe duhet kuptuar nga ata që e njohin si shtet kur përpiqet të zbatojë Kushtetutën e saj, por nga ana tjetër Kosova duhet të vendos komunikimin dhe ndërveprimin me aleatët tanë strategjik për çdo hap me te cilin mund të krijojë përplasje me këta aleatë që janë të pazëvendësueshëm”.
Kryeministri shqiptar thotë se Kosova ka bërë një hap domethënës me pranimin e Asociacionit që është në përputhje me ligjin.
“Roli i politikës duhet të jetë që të kontribuojë me argumente të nevojshme ligjorë, e nuk duhet të ketë akuza nëse Asociacioni është tradhti.
Kosova nuk duhet të duket se është palë joserioze në këtë rast”.
Rama thotë se nuk dëshiron të marrë anë në politikën e Kosovës.
“Nuk do të dëshiroja që fjalët e mia të merren as si fjalë që i shkojnë përshtati qeverisë së Kosovës apo opozitës pasi ky nuk është roli im.
Por dua ta shoh Kosovën si një palë serioze në rrafshin ndërkombëtarë pasi një pjesë vendeve të BE-së nuk e njohin Kosovën, por një pjesë tjetër e duan atë sa më parë pjesë të BE-së”, ka deklaruar tutje Rama.
Maqedonia e Veriut ka hapur ambasadë rezidente në Vilnius, Lituani."Ambasadën e hapën ministri për Punë të Jashtme dhe Tregti të…
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me deklaratat për uljen e pabarazisë në paga. Përmes…
Kombëtarja e Shqipërisë në futboll po vazhdon përgatitjet me intensitet për ndeshjen e rëndësishme ndaj Finlandës. Nën urdhrat e selektorit…
Mesfushori i Arsenalit, Martin Zubimendi, ka mohuar kategorikisht raportimet që e lidhin me një transferim të mundshëm te Atletico Madridi,…
Sulmuesi i Barcelonës, Lamine Yamal, ka mbajtur premtimin e dhënë para Kupës së Botës, duke shpërndarë 100 palë kufje të…
Një mister i ri ka lindur rreth vilës së këngëtarit të njohur grek Giorgos Mazonakis në zonën e Voulës, pasi…