Categories: kosovë

Rama i përgjigjet Kërcelit për kontratën e ndriçimit: Çfarë mbulon çmimi prej 8.50 eurosh për metër

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërceli, për pretendimet e tij rreth shpenzimeve në kontratën e ndriçimit inteligjent të kryeqytetit. Rama e akuzoi deputetin se po e keqinformon opinionin duke e paraqitur koston e një shërbimi të plotë si çmimin e një shiriti.

Sipas Ramës, shuma prej 8.50 eurosh për metër mbulon materialin dhe transportin, angazhimin e punonjësve të kompanisë dhe vendosjen e shiritit në kanalin përkatës nga personeli kompetent. Në këtë çmim, tha ai, përfshihen edhe garancia 10-vjeçare sipas kontratës, mirëmbajtja për 10 vjet sipas nevojës pa pagesë shtesë, si dhe Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH). Paraqitjen e gjithë kësaj kostoje si çmim të shiritit, Rama e cilësoi veprim të ulët.

Të lidhura

None found

Kryetari i Prishtinës tha se procedura është trajtuar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP), auditorët e brendshëm e të jashtëm dhe hetuesia. Ai vuri në dyshim pretendimin se Kërceli mund ta gjykojë çështjen më mirë se këto institucione dhe i kërkoi deputetit të marrë informacionet bazë e ta lexojë dhe kuptojë kontratën përpara se të flasë publikisht para qytetarëve.

Rama kundërshtoi edhe pohimin se shiriti përdoret për të kufizuar zonën e punimeve. Ai shpjegoi se shiriti vendoset nën tokë për të sinjalizuar praninë e kabllove elektrike, me qëllim që gjatë gërmimeve të ardhshme të shmangen dëmtimet e kabllove dhe rrezikimi i punëtorëve. Paralajmërimi, sipas tij, u shërben ndër të tjera Ujësjellësit, KEDS-it, Termokosit dhe çdo kompanie apo ndërmarrjeje tjetër që mund të kryejë punime nëntokësore.

Duke iu referuar deklaratave të tij për Kryeministrin, Rama tha se pret sulme ndaj vetes, por paralajmëroi se do të ndjekë rrugën ligjore për çdo deklaratë që e konsideron shpifje.

Reagimi erdhi pasi Kërceli ngriti dyshime për kontratën e ndriçimit inteligjent. Deputeti kërkoi sqarime edhe për destinimin e shtyllave të vjetra dhe për mundësinë e nënshkrimit të një aneks-kontrate prej rreth tre milionë eurosh. Ai paralajmëroi gjithashtu se do të analizojë kontratën për sheshin “Gjergj Bush”, ku pretendoi se janë paraparë 18 mijë euro për zhvendosjen dhe rikthimin e bustit të ish-presidentit Ibrahim Rugova.

të fundit

Aksident në Roskovec, shoferi me makinë përplas dy të moshuar, detajet e para

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Roskovec, ku dy persona kanë mbetur të plagosur. Sipas njoftimit të policisë,…

24 minutes ago

Plas dhuna në burgun e Burrelit, i dënuari me 25 vite burg godet me grushte efektivin e policisë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kaluar në burgun e sigurisë së lartë në Burrel, ku një i…

53 minutes ago

“Keni dëgjuar për një projekt në një ishull dhe një zog të bukur”/ Rama: Ajo që nuk keni dëgjuar, pjesa më e madhe ka të bëjë me të rinjtë

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Konferencën e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, iu referua projektit të Zvërnecit, duke e…

2 hours ago

Marta Kos: 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë, nëse vijon me të njëjtin ritëm drejt BE-së

Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se viti 2027 mund të jetë një moment i rëndësishëm për Shqipërinë…

2 hours ago

“Të Bashkuar për Shqipërinë”/ Studentët njoftojnë krijimin e një partie të re politike: Do ofrojmë rrugën kushtetuese për shtetin e së drejtës

Një grup studentësh, së bashku me të rinj atdhetarë, profesionistë nga fusha të ndryshme dhe përfaqësues të diasporës, kanë njoftuar…

3 hours ago

Zhupa: PS duhet ta zëvendësojë lulen me shkopin e bejsbollit dhe Balla të kujtojë kohën te dyert e KQZ-së

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka lëshuar akuza të forta në drejtim të mazhorancës socialiste dhe Taulant Ballës gjatë…

3 hours ago