kosovë

Qyteti mesjetar minierash në Kosovë u bë qendra ekonomike e Ballkanit – dhe më pas ra në harresë

I vetmi vendbanim në Ballkanin qendror që ka një toponim gjerman gjendet në Kosovë.

Kështu ka shkruar gazetari Enver Robelli në një postim të tij në rrjetin social në Facebook.

Të lidhura

None found

Sipas tij, bëhet fjalë për – Neuenberg “Kështu quhet Novobërda (ose Artana) në dokumentet historike”.

“Në fillim të shekullit të 15-të kishte mes 8000 deri 10’000 banorë. Ishte në kulmin e zhvillimit ekonomik. Ishte sa gjysma e Vjenës dhe me të njëjtën madhësi sa qytetet e rëndësishme të Perandorisë së Shenjtë Romake, shkruan historiani Oliver Jens Schmitt në këtë shkrim të botuar në gazetën austriake ‘Standard’ “, ka shkruar Robelli.

Ai ka shkruar se udhëtarët burgundas (rajon francez) tregonin për pasurinë përrallore që despotët serbë nxirrnin nga Novobërda: 200’000 dukatë ari, po aq sa nxirrte Republika e Venedikut nga zotërimet e saj jashtë shtetit.

“Një ‘qytet i vërtetë argjendi dhe ari’ e quajti Novobërdën historiani dhe shkrimtari bullgar Konstantin Filozofi, autor i një biografie lavdëruese për despotin serb Stefan Lazareviq, i cili vdiq më 1427. Bashkëkohësit bizantinë flisnin për një mal prej ari dhe argjendi. Në atë kohë punëtorë nga gjysma e Europës erdhën të punonin në Novobërdë, shumë prej tyre ishin sasë (Sachsen), xehtarë gjermanë nga Hungaria e Epërme (Sllovakia e sotme)”.

të fundit

Trenchevska: Second budget revision shows fiscal failure and government irresponsibility, citizens pay the price

"Ribalancimi i dytë i buxhetit për vitin 2026 është një dokument që nuk përfaqëson thjesht një rregullim kozmetik ose teknik,…

54 seconds ago

Sali and Mickoski meet Haxhiu: Fraternal relations with Kosovo, basis for new cooperation

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski sot ka pritur në…

1 minute ago

Law on the Specialist Chambers remains stalled in the Assembly despite PDK’s call for completion within four weeks

Presidentja Justina Shiroka-Pula ktheu në Kuvend Ligjin për Dhomat e Specializuara pas kërkesës që Grupi Parlamentar i PDK’së i bëri…

2 minutes ago

I tell you everything, but you don’t tell me” – testimony about Qerimi’s meetings in the espionage trial

Sot, është mbajtur seanca e radhës për të akuzuarit Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi të cilët akuzohen për veprën penale…

2 minutes ago

Arlinda Zekaj was killed despite reports and a protection order: Six questions that demand answers

Arlinda Zekaj, 49-vjeçare nga Vitomirica e Pejës, nuk ishte një viktimë e panjohur për institucionet. Përkundrazi, rasti i saj kishte…

3 minutes ago

Suspected head of drug network in Spain arrested in Tangier; 86 detained and 11 tonnes of hashish seized

Autoritetet spanjolle dhe marokene kanë goditur një nga rrjetet e mëdha të trafikimit të kanabisit në Spanjë, duke arrestuar 86…

3 minutes ago