Categories: kosovë

Qytetarët blejnë flamuj kuq e zi para marshit “Kosova po pret

Pak orë para nisjes së marshit “Kosova po pret”, lagjja Ulpiana në Prishtinë është mbushur me flamuj kuq e zi, simbole kombëtare dhe qytetarë të shumtë.

Të lidhura

None found

Banorë të kryeqytetit dhe pjesëmarrës të tjerë kanë dalë për të siguruar flamuj e simbole kombëtare, ndërsa tubimi pritet të nisë në orën 14:00.

Liridon Kabashi është një prej qytetarëve që do t’i bashkohet marshit. Ai ka bërë të ditur se do të marrë pjesë së bashku me familjen, duke shprehur shpresën për lirimin e çlirimtarëve dhe kthimin e tyre në Kosovë.

“Po, gjithsesi do marrim pjesë në marsh. Me familje, me familje. Me familje, domethënë. Presim lirimin e çlirimtarëve dhe kthimin e tyre në Kosovë. Shpresojmë lirimin, por atëherë ata duhet t’i përdorin mjetet e tyre në shkallë të dytë dhe ne besojmë shumë dhe fuqishëm në pafajësinë e tyre”, ka thënë Kabashi.

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Xhevdet Jakaj, ka deklaruar se beson që ish-krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm. Ai ka rrëfyer edhe për përvojën e tij gjatë luftës.

“Normal që do të lirohen se janë pa faj. Ata kanë luftuar për vendin e vet, s’kanë shkuar me vra askënd në Serbi a kudo, po kanë luftuar për me mbrojt fëmijët e vet, nënat e vet, baballarët e vet, e për atë kanë me u shpallur pa faj. Po, jam ushtar, e kam lënë Zvicrën, 17 vjet kam pasur, vëllain tim kam marrë. Në ’98-ën në Shqipëri jam ka qenë në njësinë speciale në Durrës, një javë, tani kam shkuar në Koshare. Jemi plagosur në Koshare”, ka deklaruar Jakaj.

Marshit në Prishtinë pritet t’i bashkohen edhe qytetarë nga Tetova. Bekim Matrançi nga Pallatica ka thënë se ai dhe bashkëqytetarët e tij marrin pjesë vazhdimisht në aktivitete të tilla, në Prishtinë, Tiranë, Shkup dhe vende të tjera.

“Po, gjithmonë kemi marrë pjesë: në Prishtinë, Tiranë, Shkup, etj. Jemi të bindur se do të lirohen. Janë të pafajshëm dhe do të lirohen, 100% do të lirohen”, ka thënë Matrançi.

Edhe Bekim Xheladini, po nga Tetova, ka shprehur pritjen që ish-pjesëtarët e UÇK-së të lirohen. Ai ka treguar se ka qenë vetë pjesëtar i UÇK-së në Maqedoni.

“Pa tjetër sot do të vijnë. Pa tjetër sot do të vijnë bashkë. Pa tjetër! I kemi pasur luftëtarë, ashtu. E drejtë! Pa tjetër se e drejtë!”, ka deklaruar Xheladini.

Ramazan Mehmeti, nga fshati Pallaticë i Tetovës, ka ardhur në Prishtinë për të shprehur mbështetjen e tij për ish-pjesëtarët e UÇK-së.

“Jemi në përkrahje të luftëtarëve tanë që kanë dhanë kontributin, rininë për këtë dhe, për këtë rini këtu çka jemi. Edhe i përkrahim, presim pa durim të lirohen. Janë të pafajshëm. Rinia e tyre ka shkuar për këtë vend, për këtë popull, për këtë rini, edhe duhet ky popull shqiptar të ketë përkrahjen e tyre, se po të mos ishin ata, s’ka as Kosovë, as Shqipëri, as shqiptari”, ka thënë Mehmeti.

Marshi “Kosova po pret” zhvillohet sot në Prishtinë dhe në të pritet të marrin pjesë qytetarë nga Kosova, si dhe nga trevat shqiptare.

të fundit

Gurishta: Hysaj pritet të zyrtarizohet shumë shpejt jashtë, një bërryl i kushtoi Vllaznisë titullin kampion

Erdenis Gurishta Vllaznia do të luajë të dielën në transfertë përballë Laçit, në kuadër të javës së 4-t të “Abissnet…

1 minute ago

E rëndë në Belsh/ Ra në kontakt me energjinë gjatë riparimit të linjës elektrike, humb jetën 32-vjeçari

Paraditen e sotme, një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Trojas, ku një 32-vjeçar, punonjës i OSHEE-së, ka humbur…

4 minutes ago

Spectacular escape in Greece/ What was found in the suspects’ car

Policia greke ka gjetur njërën prej dy makinave që dyshohet se është përdorur nga bashkëpunëtorët e të burgosurit shqiptar, i…

9 minutes ago

Berisha returns to Albania today after several-day visit to the US

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, rikthehet sot në Shqipëri pas vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

10 minutes ago

Details emerge from explosion in Kamëz: Explosive device placed at 36-year-old’s door is suspected to have been a warning message

Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi i ndodhur në derën e banesës së Mariglen Lalës, 36 vjeç, në Kamëz.…

10 minutes ago

Fire situation in Albania, 32 outbreaks reported in 24 hours, only one remains active

32 vatra zjarri janë raportuar në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa situata paraqitet ndjeshëm më e…

11 minutes ago