kosovë

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme si “arbitrar dhe të njëanshëm”

Qeveria në detyrë e Kosovës tha të martën se ndihet e “shqetësuar” dhe se e kundërshton aktgjykimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e një udhëzimi të saj administrativ, si dhe vendimin se një ministër në detyrë nuk mund të nxjerrë akte nënligjore dhe udhëzime administrative pasi të jetë bërë deputet i Kuvendit.

Supremja e shpalli të paligjshëm dhe e shfuqizoi një udhëzim administrativ të nxjerrë nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, duke thënë se ushtrimi i funksioneve të deputetit dhe të ministrit në të njëjtën kohë është i ndaluar.

Të lidhura

None found

Në një reagim për media, Qeveri në detyrë e cilësoi si “të pabazuar në ligj” dhe “arbitrar” vendimin e Supremes për shfuqizimin e udhëzimit administrativ për shfrytëzimin e pajisjeve elektronike fiskale, sistemeve fiskale dhe softuerëve elektronike fiskalë.

“Konkretisht, neni 31 i Ligjit për Qeverinë nuk përmban asnjë ndalesë lidhur me nxjerrjen e akteve nënligjore nga një qeveri në detyrë apo ministrat në detyrë. Ky nen kufizon veprimtarinë e qeverisë në detyrë vetëm në çështje madhore, si: marrëveshje ndërkombëtare që kërkojnë ratifikim në Kuvend, amendamente kushtetuese, projektligje të reja, strategji dhe koncept-dokumente – por jo në nxjerrjen e akteve zbatuese, siç është Udhëzimi Administrativ në fjalë”, tha Qeveria në detyrë.

Udhëzmi administrativ ishte publikuar në gazetën zyrtare më 16 prill, një ditë pasi ishte miratuar nga ministri në detyrë, i cili është gjithashtu i betuar si deputet i legjislaturës së re pas zgjedhjeve të shkurtit.

Por, sipas Qeverisë së udhëhequr nga kryeminsitri në detyrë Albin Kurti, procedura për hartimin e këtij udhëzimi “kishte nisur më 20 nëntor 2024, në kohën kur Qeveria gëzonte mandat të plotë kushtetues dhe ligjor, gjë që i jep këtij akti nënligjor legjitimitet të plotë proceduror dhe substancial”.

“Vendimi i Gjykatës Supreme është i brishtë edhe në aspektin logjik dhe kushtetues, për faktin se vetë ai e njeh ekzistencën dhe funksionimin e Qeverisë në detyrë, por njëkohësisht e mohon të drejtën e saj për të ushtruar një kompetencë që nuk është e ndaluar me ligj”, tha ajo.

Në lidhje me vendimin e Supremes se një ministër në detyrë nuk mund të nxjerrë akte nënligjore dhe udhëzime administrative pasi të jetë bërë deputet i Kuvendit, Qeveria në detyrë tha se Gjykata Kushtetuese e Kosovës “lejon një gjë të tillë”, pasi Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar ende pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Por, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha në një reagim në Facebook se Gjykata Supreme e “qartësoi përfundimisht” se ministrat, tashmë me mandat si deputetë, nuk mund të vazhdojnë të ushtrojnë funksione ekzekutive pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Çdo vendim i marrë prej tyre pas 27 marsit është nul dhe bie ndesh me Kushtetutën, si dhe parimin e ndarjes së pushteteve. Po ashtu, Gjykata konfirmoi se anëtarët e Qeverisë nuk mund të marrin vendime, sepse teknikisht Qeveria aktuale nuk ka më mandat për t’i miratuar ato”, tha ai.

Ligji për Qeverinë saktëson se një qeveri në detyrë nuk mund të tejkalojë autorizimet e saj të kufizuara dhe ndalon qartë ndërmarrjen e vendimeve madhore.

Qeveria në detyrë tha se ndaj këtij vendimi do t’i shfrytëzojë “mjetet juridike në dispozicion për të kthyer ligjshmërinë dhe standardet demokratike”.

Ndaj vendimeve të Supremes mund të bëhet ankesë vetëm për shkelje të mundshme kushtetuese në Gjykatën më të lartë të vendit, Gjykatën Kushtetuese./REL/

të fundit

Rama sqaron qëndrimin për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e RMV: Shqipëria s’do të jetë kurrë pengesë në rrugën drejt BE-së

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj debatit të krijuar në Maqedoninë e Veriut pas deklaratave të tij për përfshirjen e…

10 minutes ago

Tri medalje të bronzta për xhudistët e rinj kosovarë në Kupën Evropiane të kadetëve

Xhudistët  e rinj  të Kosovës Kupën Evropiane për kadetë, kanë arritur të sigurojnë tri medalje tw bronzta në garën që…

14 minutes ago

Atmosferë elektrizuese në Prizren, Liria epërsi ndaj Rilindjes nën dritat e reflektorëve

Liria e Prizrenit po zhvillon një paraqitje fantastike ndaj KF Rilindjes 1974.Skuadra e Ismet Munishit është në epërsi prej 2-0,…

14 minutes ago

338 fines since the launch of the anti-violence package, how much does the bill “weigh” for protesters? Only 3 of them reach the value of 5 million leks

Policia e Tiranës ka vendosur 338 gjoba, nga momenti i hyrjes në fuqi të Aktit Normativ që parashikon masa ndëshkuese…

28 minutes ago

NATO convenes North Atlantic Council on Monday after air incident with three Russian objects in Poland

NATO do të mbajë të hënën, më 23 nëntor, një takim në Bruksel për të diskutuar incidentin e rëndë ajror…

29 minutes ago

Korça commemorates its 12 delegates to the Congress of Manastir, exhibition brings historical documents and photographs for the first time

Qyteti i Korçës i kushtoi një vëmendje të veçantë 22 Nëntorit, ditës vendimtare të Kongresit të Manastirit, ku u njësua…

29 minutes ago