Categories: kosovë

Protestuesit kundërshtojnë vendimin e Speciales dhe kërkojnë reagim institucional

Qytetarë u mblodhën para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës për të shprehur kundërshtimin ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të lidhura

None found

Protestues të ndryshëm e vlerësuan vendimin si të padrejtë dhe kërkuan që reagimi qytetar të vijojë në mënyrë paqësore.

Nazif Fllanza e përshkroi tubimin si të zbehtë dhe vendimin ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së si një nga më të rëndët.

Fllanza kërkon grevë popullore paqësore

“Kjo është një protestë e zbehtë, ndërsa vendimi është i vështirë dhe ndër më të këqijtë. Shpresojmë që të mos jetë një vendim i vlefshëm. Krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët kanë sakrifikuar gjithçka për Kosovën, janë dënuar dhe kjo përbën një krim ndaj UÇK-së. Hashim Thaçi dhe shokët e tij janë dënuar me 25 vjet burg, ndonëse kanë mbrojtur shtetin. I bëj thirrje popullit të organizojë një grevë masive, por në mënyrë paqësore, në mënyrë që qytetarët të ndërgjegjësohen dhe të bashkohen në këtë grevë”, u shpreh ai.

Arton Klona, qytetar nga Drenasi, deklaroi se protestat duhet të vazhdojnë derisa të ndërmerret një veprim për ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë.

Klona: Protestat do të vijojnë deri në një masë për ish-krerët në Hagë

“Do të qëndrojmë gjithë natën dhe do të presim deri sa të merret një vendim për ta. Edhe Parlamenti duhet të dalë përpara nesh dhe të na garantojë të drejtën për të protestuar deri në lirimin e ushtarëve të UÇK-së, sepse ndaj tyre është bërë padrejtësi. Po presim edhe disa nga udhëheqësit e UÇK-së, të cilët na kanë thënë se do të mobilizohemi së bashku dhe do të vendosim se si do të veprojmë në ditët në vijim. Nuk besoj se do të ndalemi pa u marrë një masë për UÇK-në dhe për personat që ndodhen në Hagë”, tha ai.

Avni Ulluri e cilësoi të pamjaftueshëm numrin e pjesëmarrësve, duke e përshkruar protestën si simbolike.

Ulluri: Reagimi duhet të jetë paqësor, pa masa radikale

“Kjo protestë është simbolike. Me 200 persona nuk mund të bëjë asgjë Kosova. Nuk janë dënuar vetëm udhëheqësit, por është dënuar shteti. Tani duhet të shohim se çfarë do të ndodhë dhe se kush do të vijë në Kosovë. Unë kam ardhur nga Gjermania, por pjesëmarrja dhe mbështetja kanë qenë shumë të pakta”, deklaroi Ulluri.

Ai shtoi se nuk e mbështet përdorimin e masave radikale, duke insistuar që çdo reagim të zhvillohet në mënyrë paqësore.

të fundit

Kosova luan katër herë brenda 10 ditësh, Foda përballet me disa mungesa para grumbullimit

Kombëtarja e Kosovës do ta nisë ciklin kualifikues në Ligën B të Ligës së Kombeve më 24 shtator, kur në…

8 seconds ago

Protesta e 109-të para Kryeministrisë: “Vendimi i Hagës nuk e zhbën të vërtetën e luftës së UÇK-së”

Këtë të mërkurë në shesh para kryeministrisë u zhvillua protesta e 109-të, ku kërkohet largimi i kryeministrit Rama dhe qeverisë…

6 minutes ago

AFA reagon ndaj aktgjykimit: Serbia ishte agresorja, Kosova viktima

Albanians for America e pranon me shqetësim të thellë dhe me pezëm aktgjykimin e sotëm të Dhomave të Specializuara të…

27 minutes ago

Mushkolaj kërkon mobilizim të fuqishëm të shtetit në fazën e Apelit

Profesoresha universitare, Gjyljeta Mushkolaj ka folur për aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë dhe procesin e mundshëm të apelimit. Mushkolaj tha…

27 minutes ago

Berisha kundërshton vendimin për ish-krerët e UÇK-së: Dënime të padrejta dhe të pamerituara

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi sot pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për të dënuar ish-krerët e…

28 minutes ago

Eno Agasi, wanted over the disappearance of wine seized by SPAK, arrested

Arrestohet pas tetë muajsh në arrati Eno Agasi, kushëriri i Ergys Agasit — ky i fundit i akuzuar si kreu…

29 minutes ago