kosovë

Protestat në veri, DASH: Palët të ulin tensionet urgjentisht, Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut

SHBA ka reaguar sërish për protesta e dhunshme në veri të Kosovës.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, kërkon që Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve, ndërsa u bën thirrje që të ulin urgjentisht tensionin e krijuar në veri.

Ai përsëriti se vendimi i Qeverisë së Kosovës për t’i instaluar me forcë kryetarët e rinj në komunat me shumicë serbe në veri, i përshkallëzoi tensionet “në mënyrë të mprehtë dhe të panevojshme”.

“Kryeministri i Kosovës, Albin] Kurti dhe Qeveria e tij duhet të sigurojnë që kryetarët e zgjedhur t’i kryejnë detyrat e tyre kalimtare nga lokacione alternative, jashtë ndërtesave komunale, dhe t’i tërheqin forcat policore prej atje. Presidenti [i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq dhe Qeveria e Serbisë duhet ta ulin statusin e sigurisë së Forcave të Armatosura Serbe dhe t’u bëjnë thirrje serbëve të Kosovës që të ndalojnë sfidimin e KFOR-it dhe të përmbahen nga dhuna e mëtejshme”, tha Blinken në një deklaratë të publikuar në ueb-faqen e Departamentit amerikan të Shtetit./albeu.com/

të fundit

Gjendet i pajetën në banesën e tij 45-vjeçari në Durrës, ja çfarë dyshohet

Një 45-vjeçar është gjetur i pajetë në banesë nga familjarët e tij mbrëmjen e sotme në lagjen nr.17 në Durrës.…

7 minutes ago

NATO dërgon dy “Eurofighter” në përgjigje të sulmeve ajrore ruse

NATO ngriti në ajër dy avionë luftarakë gjermanë “Eurofighter” në përgjigje të sulmeve ajrore ruse pranë kufirit të Ukrainës me…

31 minutes ago

Ushtria izraelite: Filloi faza e parë e pushtimit të plotë të Gazës

Ushtria izraelite ka hyrë në fazën e parë të planifikuar të ofensivës së saj në qytetin e Gazës, duke marrë…

52 minutes ago

Zhdukja e ish-zv/drejtorit të AKSHI-t, të dhënat nga sistemi TIMS: Daniel Shima s’është larguar nga Shqipëria

Daniel Shima, ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), është denoncuar ditën e sotme i zhdukur…

1 hour ago

Zhduket në mes të Tiranës Daniel Shima, ish-zv/drejtori i AKSHI-t! Telefonata e fundit: Po më arrestojnë!

Ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, është zhdukur. Kështu pretendojnë familjarët e tij…

2 hours ago

Vijojnë sulmet masive ruse në Ukranë, 3 viktima dhe 34 të plagosur

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 34 të tjerë janë plagosur nga sulmet ajrore ruse të kryera në…

2 hours ago