Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit organizoi një takim lamtumirës për prokuroren Laura Pula, e cila sot mbushi moshën e pensionimit. Ceremonia u mbajt për të nderuar punën dhe kontributin e saj shumëvjeçar në sistemin prokurorial.
None found
Gjatë këtij takimi, Kryeprokurori i Shtetit, z. Zejnulla Gashi, i dorëzoi prokurores Pula një mirënjohje për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e treguar në kryerjen e detyrës. Ai vlerësoi veçanërisht angazhimin dhe përgjegjshmërinë e saj profesionale në shërbim të institucionit dhe të sistemit të drejtësisë.
Duke e falënderuar për punën e bërë ndër vite, Kryeprokurori Gashi i uroi Laura Pulës shëndet, mirëqenie dhe çdo të mirë në etapën e re të jetës së saj.
Në mbyllje të takimit, prokurorja Laura Pula shprehu falënderimet dhe mirënjohjen për bashkëpunimin shumëvjeçar, duke çmuar kolegët dhe bashkëpunëtorët me të cilët kishte punuar gjatë karrierës së saj profesionale.
Shërbimi i transportit publik qytetas në Tiranë është pezulluar përkohësisht, si pasojë e protestave të zhvilluara, bllokimit të akseve kryesore…
Ditën e sotme, një godinë në Rrugën e Durrësit në Tiranë, është përfshirë nga flakët gjatë protestës së të rinjve.…
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar të enjten një hulumtim parlamentar me gjashtë propozime për amendamentimin e projektligjit…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë për rritjen e çmimeve në Kosovë, duke thënë…
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së e ka dënuar çdo keqpërdorim të flamurit me simbolin e Ushtrisë Çlirimtare të…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se Kodi Civil do të rikthehet për shqyrtim në Kuvend, ndërsa ka bërë…