Categories: kosovë

Prokuroria Speciale sqaron pushimin e hetimeve ndaj ministrave dhe zyrtarëve: Vendimet u bazuan në prova dhe ligj

Prokuroria Speciale e Kosovës ka reaguar pas raportimeve mediatike se, pas shkarkimit të kryeprokurorit Blerim Isufaj, janë mbyllur hetimet ndaj tre ministrave të Qeverisë së Albin Kurtit.

Institucioni ka mohuar se vendimet janë ndikuar nga ndryshimet në drejtimin e tij, duke theksuar se ato janë marrë mbi bazën e provave dhe dispozitave ligjore.

Të lidhura

None found

Në sqarimin e publikuar, Prokuroria bëri të ditur se nga 2 tetori 2026, kur u ndryshua udhëheqja e saj, deri në ditën e reagimit, janë ngritur 10 aktakuza ndaj 31 personave. Gjatë së njëjtës periudhë janë pushuar hetimet në nëntë raste ndaj 14 personave, ndërsa nëntë kallëzime penale ndaj 21 personave janë hedhur poshtë.

Lidhur me rastet e përmendura në media, Prokuroria sqaroi se vendimi për pushimin e hetimeve ndaj ish-ministrit Liburn Aliu është marrë më 11 shtator 2026, përpara ndryshimeve në drejtimin e institucionit.

Sa u përket Faton Pecit dhe Fitore Pacollit, hetimet ndaj të cilëve kishin nisur më 4 korrik 2025, ato janë pushuar me vendim të datës 26 tetor 2026. Sipas Prokurorisë, vendimi është marrë nga i njëjti prokuror special që kishte filluar hetimin.

Prokuroria nënvizoi se në çdo rast janë analizuar provat dhe rrethanat konkrete, në përputhje me kërkesat dhe kriteret e përcaktuara nga ligji.

Institucioni sqaroi gjithashtu se gjatë kësaj periudhe janë mbyllur hetime edhe ndaj ish-kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, në dy çështje të veçanta, si dhe ndaj zyrtarëve të tjerë të nivelit të lartë.

Gjithashtu, është refuzuar kallëzimi penal ndaj kryetarit aktual të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

Sipas Prokurorisë Speciale, vendimet mbështeten në ligj, në provat e mbledhura dhe në vlerësimin profesional të prokurorëve, pa marrë parasysh përkatësinë politike të personave që janë pjesë e rasteve.

Në reagimin e saj, Prokuroria ka garantuar pavarësinë e prokurorëve në ushtrimin e detyrës, duke deklaruar se ata gëzojnë liri të plotë profesionale dhe institucionale për të hetuar e vendosur pa presion, ndikim apo ndërhyrje.

“Qëndrimi i Prokurorisë Speciale është i qartë: asnjë rast nuk ka rezultat të paracaktuar dhe asnjë prokurori nuk i diktohet se si të vendosë”, thuhet në sqarimin e institucionit.

të fundit

Toyota Motor Europe arrin nivelin më të lartë të shitjeve

Toyota Motor Europe ka shitur gjithsej 936.042 automjete Toyota dhe Lexus gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026, duke…

3 minutes ago

Edi Rama shpall Erjon Veliajn puçist: Ka dashur të më rrëzojë nga pushteti dhe ka financuar protestat e dhunshme

nga Lapsi Edi Rama ka dalë hapur dhe e ka shpallur Erion Veliajn puçist, pjesë të komplotit për rrëzimin e…

20 minutes ago

Gjykata Supreme shfuqizon pjesërisht udhëzimin: Policia mund ta mbajë patentë-shoferin deri në tetë ditë

Gjykata Supreme e Kosovës e ka shpallur të paligjshëm dhe e ka shfuqizuar paragrafin 3 të nenit 17 të Udhëzimit…

25 minutes ago

Early voting in the US reaches a record, with more than 47.9 million citizens having voted

Mbi 47.9 milionë amerikanë kanë votuar tashmë në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, duke shënuar një rekord të…

25 minutes ago

Canada and the EU create the “Alliance for the Future” for closer cooperation

Kanadaja dhe Bashkimi Europian kanë njoftuar krijimin e një aleance të re strategjike, të quajtur “Aleanca për të Ardhmen”, me…

26 minutes ago

Air Force One flies low over the White House twice for Halloween, affecting 202 flights

Aeroplani presidencial amerikan, Air Force One, fluturoi dy herë në lartësi të ulët mbi Shtëpinë e Bardhë , në kuadër…

26 minutes ago