Categories: kosovë

Prokuroria konfirmon në Zubin Potok mbetje kockore që dyshohet se u përkasin të paktën 23 personave

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore kanë njoftuar për një zbulim të ri gjatë operacionit të gërmimit dhe ekshumimit në lokacionet e dyshuara në Zubin Potok.

Sipas vlerësimit fillestar të ekspertëve mjeko-ligjorë, në këtë zonë janë gjetur mbetje kockore që dyshohet se u përkasin së paku 23 individëve.

Të lidhura

None found

Identifikimi përfundimtar i tyre pritet të kryhet vetëm pasi të mbyllen ekzaminimet mjeko-ligjore dhe procedurat e tjera të nevojshme.

Hetimet dhe veprimet procedurale do të vijojnë nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe në bashkëpunim me institucionet përkatëse.

Komunikata e plotë:

KOMUNIKATË E PËRBASHKËT NGA POLICIA E KOSOVËS, PROKURORIA SPECIALE DHE INSTITUTI I MJEKËSISË LIGJORE

Prishtinë, 19 gusht 2026

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore, informon opinionin publik se gjatë veprimeve të gërmimit dhe ekshumimit në rastin e Zubin Potokut, në lokacionet e dyshuara, mjeko-ligjorët kanë konfirmuar të mërkurën një tjetër gjetje.

Në bazë të vlerësimit preliminar, ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë identifikuar mbetje kockore, për të cilat dyshohet se u përkasin së paku 23 individëve.

Procesi i identifikimit të plotë do të zhvillohet pas përfundimit të ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe procedurave përkatëse.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, nëpërmjet Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe në koordinim me institucionet e tjera kompetente, do të vijojnë hetimet dhe veprimet procedurale që lidhen me këtë rast.

Në lidhje me këtë çështje po hetohen tre persona, J.R., M.J. dhe M.B., të dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”. Të tre ndodhen në paraburgim.

PSRK-ja, Policia e Kosovës dhe IML-ja theksojnë angazhimin e tyre për zhvillimin e një procesi profesional, të paanshëm dhe të dokumentuar, duke respektuar plotësisht dinjitetin e viktimave dhe të familjeve të personave të zhdukur. Çdo informacion i ri do të bëhet publik në përputhje me kërkesat ligjore dhe nevojat e hetimit.

të fundit

Rodri bëhet lojtari i dytë më i paguar i Barcelonës pas transferimit nga Manchester City

Sipas të përditshmes spanjolle El Pais, Rodri është bërë lojtari i dytë më i paguar në skuadrën e parë të…

15 minutes ago

Përplasja e dy mjeteve lundruese në liqenin e Komanit, policia: U plagosën 5 persona

Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me aksidentin i cili ndodhi reth orës 15:15, në liqenin e Komanit,…

16 minutes ago

Shasivari dhe Milleri: Mbrojtja e interesit më të mirë të fëmijës është angazhimi ynë kryesor

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, sot realizoi një takim pune me përfaqësuesen e UNICEF‑it, Lesli Miller, në të cilin u…

19 minutes ago

Autoritetet britanike identifikojnë familjen palestineze që humbi jetën në detin e West Sussex

Një refugjat palestinez, gruaja e tij dhe vajza e tyre adoleshente janë tre anëtarët e familjes që humbën jetën në…

26 minutes ago

Skandali i organeve të dhuruara në Harvard, universiteti do të dëmshpërblejë familjet me 53 milionë dollarë

Universiteti i Harvardit ka arritur një marrëveshje prej 53 milionë dollarësh për t’i dhënë fund një sërë padish të ngritura…

27 minutes ago

Napoli vendos në shënjestër dy sulmues të Premier League

Napoli po vijon të kërkojë përforcime në repartin ofensiv dhe sipas raportimeve, Nicolas Jackson dhe Gabriel Jesus janë aktualisht dy…

27 minutes ago